Sulmi ndaj KZAZ nr.19/ Arrestohet n/kryetari dhe sekretari i seksionit të PD në Dibër, në pranga edhe vëllai i kryetarit

Sulmi ndaj KZAZ nr.19/ Arrestohet n/kryetari dhe sekretari i seksionit të PD në Dibër, në pranga edhe vëllai i kryetarit

Tre persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me sulmet e dhunshme me molotov ndaj KZAZ nr.19 në Dibër ku u shkatërruan dhe dogjën materialet zgjedhore. Bëhet fjalë për Ilir Hysi nën kryetar i PD në Dibër dhe Gafur Gazidede Kryetar i Grupit të Seksionit Tomin në Dibrës si dhe Sekretarin e Seksionit të PD në këtë zonë, Zamir Uka. I arrestuari Gafur Gazidede është vëllai i Naim Gazidedës, kryetarit të degës së PD në Dibër. Sulmi ndaj KZAZ nr.19 ndodhi mbrëmjen e 28 qershorit ku nga dhuna e ushtuar nga militantët e PD mbetën 7 efektivë policie ndërsa për ngjarjen në fjalë u kryen 12 arrestime.

Dega e Partisë  Demokratike në Dibër ka 3 nën kryetar. Përveç Ilir Hysës dhe kryetarit të grupit të seksionit Tomin të Dibrës, për këtë ngjarje është arrestuar edhe nën kryetari tjetër i PD, Korab Muça i cili u kap në tentativë për të kaluar në Maqedoninë e Veriut. Po kështu në lidhje me sulmet me molotov ditën e djeshme është arrestuar një militant i PD, Luftim Hysa i cili u ndalua në në afërsi të doganës së Bllatës ku sipas pretendimeve të tij ishte duke shkuar me familjen për të drekuar në Dibrën e Madhe.

Kujtojmë se dy ditë më parë u shoqëruan në polici po për sulmet ndaj KZAZ nr.19 sekretari i degës së PD-së , Luan Haga si dhe djali i deputetit Xhemal Gjunkshi. Ata pas marrjes në pyetje nga policia u lanë të lirë. Po ashtu në lidhje me sulmin e kryer nga militantët e PD më 28 qershor ndaj KZAZ nr.19 në Dibër është arrestuar edhe nën kryetarit të PD në Dibër, Korab Muça i cili u ndalua në tentativë për të kaluar në Maqedoninë e Veriut.


I arrestuari, Gafurr Gazidede.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë