Policia belge ka arrestuar ditën e sotme një të dyshuar në lidhje me masakrën e muajit të kaluar në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona.

Prokurorët belgë deklaruan për mediat se i arrestuari, i identifikuar si Abdoullah C, ishte kontaktuar nga kushëriri i drejtuesit të grupit të zjarrit Abdelhamid Abaaoud, menjëherë pas sulmeve të 13 nëntorit.

Për momentin pak detaje janë publikuar për sa i përket rolit të luajtur nga Abdoullah C në sulmet në Paris .Ndërkohë që i dyshuari kryesor Salah Abdeslam u la i lirë të arratisej nga vendi natën e 14 nëntorit ,pasi Kodin Penal belg, nuk lejon operacione policore pas orës 23 .
Terrori ne paris
Redaksia Online
(xh.m/shqiptarja.com)