GJERMANI - Rikthehen sulmet ndaj hebrenjve në Gjermani. Kjo ka shqetësuar së tepërmi edhe kancelaren gjermane Angela Merkel e cila do të flasë në një miting masiv kundër anti-semitizmit.
 
Sulmet raciste janë rikthyer në qendër të vëmendjes në Berlin, 75 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në të cilën gjermania naziste ekzekutoi 6 milion hebrenj. Kancelarja Merkel është zotuar se do të bëjë gjithçka që të sigurojë se “antisemitizmi nuk ka asnjë shans të mbijetojë në Gjermani”.
 
Tubimi në Portën e Brandenburgut, nën flamurin “Stop urrejtjes çifute, kurrë më”, përkon me një takim të Kongresit Botëror Çifut në kryeqytet. Në fjalën e saj të përjavshme, kancelarja Merkel tha se Gjermania kishte ‘shumë punë përpara’ për të ulur rrezikun e përhapjes së anti-semitizmit.
 
Rritja e këtij fenomeni negativ ndiqet nga konfliktet që ndodhën gjatë periudhës së verës në Gaza. Në kulmin e bombardimeve të Izraelit në Gaza, në muajin korrik, bashkësia çifute gjermane, në tubimet pro palestineze dënoi ‘një shpërthim kaq të dhunshëm të urrejtjes së hebrenjve’ në Rripin e Gazës.
 
Raportohet se disa demonstrues kanë mbajtur disa parulla në të cilat shkruhej: Sionistët janë fashistë duke vrarë fëmijë dhe civilë. Javën e kaluar, fjala ‘hebrenj’ dhe slogani i tyre “Sieg heil” ishin pikturuar në një ndërtesë në qytetin lindor Kotbus. Mësohet se rreth 10 mijë njerëz do të marrin pjesë në tubimin e së dielës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)