Sulmet ndaj kurdëve dhe përshëndetja ushtarake në sfidën me Shqipërinë, Franca në alarm për Turqinë

Sulmet ndaj kurdëve dhe përshëndetja ushtarake në sfidën me Shqipërinë, Franca në alarm për Turqinë

Ndeshja Francë-Turqi për kualifikueset e Europianit ka vënë në alarm policinë franceze pas marrëdhënieve të cunguara diplomatike mes dy shteteve. ‘France 24’ shkruan se janë marrë masa shtesë për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje e cila në një moment të dytë mund të flitet më shumë për politikë se sa për sport.

E gjitha vjen pas sulmeve që ushtria turke po bën ndaj kurdëve. Më herët Parisi e ka dënuar këtë veprim të Ankarasë dhe ka kërkuar ndërprerjen e ofensivës, diçka e cila deri më tani nuk ka ndodhur. Të dielën ishte presidenti Emanuel Macron i cili bëri thirrje që ofensiva të ndalet pasi sipas tij Turqia po krijon një situatë të rrezikshme.

Ndërkohë dy trajnerët Didier Deschamps dhe Senol Gynesh kanë kërkuar që fokusi të jetë futbolli dhe jo politika.

Në shenjë proteste ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian njoftoi se nuk do të marrë pjesë në ndeshje. Policia po planifikon masa të shtuara të sigurisë për të patur nën kontrroll 3.800 tifozët turq që do të jenë në ‘Stade de France’, një impiant me kapacitet prej 78 mijë tifozësh.

Ajo që e bën më alarmante situatën është se AFP ka marrë të dhëna se 40 mijë turq do të jenë në stadium. Sigurisht që do të qëndrojnë jashtë, por rreziku për trazira është shumë i madh. Ndeshja ndërkohë vendos shumë për fatet e vendit të parë në Grupin H, një grup ku bën pjesë edhe Shqipëria.

UEFA ndërkohë po heton ekipin turk për përshëndetjen ushtarake në ndeshejn me Turqinë. Futbollistët pas shënimit të golit festuan me përshëndetje ushtarake, në shenjë rrespekti ndaj ushtarëve që luftojnë me kurdët në Siri.

Nuk kanë munguar as thirrjet për shtyerjen e ndeshjes. Ata që e kanë kërkuar diçka të tillë kanë qenë politikanët konservatorë francezë. Duhet kujtuar se edhe ndeshjen e parë Franca mbeti e zhgënjyer nga turqit pasi në momentin e këndimit të himnit tifozët turq vërshëllyen në Konya.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)