Sulmet ndaj KZAZ-ve, Lleshaj: Do shkrihen policitë bashkiake, janë kthyer në rrezik publik (VIDEO)

Reagon ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas situatave të rënda në disa qarqe ku u sulmuan KZAZ-të. Lleshaj tha se do të shkrihen disa struktura të policisë bashkiake që sipas tij janë vënë në shërbim të kryebashkiakëve të PD-së dhe LSI-së duke rcënuar sigurinë e vendit. Në një deklaratë për mediat, Lleshaj tha se do të ndëshkohen të gjithë për krime elektorale.

"Shfaqje brutale e dëshpërtimit politik të kthyer në akte kriminale që do të ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit. Policia e Shtetit po provokohet dhe sulmohet, do të përgjigjet me vendosmëri deri në fund. Punonjës bashkish, dhe punonjës të policive bashkaike po gabojnë rëndë duke u përdorur si mish për top nga kryetarët e bashkive dhe udhëheqësit e tyre dritëshkurtër në Tiranë. I bëj thirrje të mos bëjnë krime elektorale të dënueshme nga Kodi Penal, për interesat e një grupi njerëzish në halle me drejtësinë që duan të marrin peng zgjedhjet për të bllokaur rrugën integruese. Qeveria do të marrë masa të menjëhershme, që në pajtim me ligjin, të shkrijë disa struktura të Policive Bashkiake që kanë dalë haptazi jashtë misionit të tyre dhe janë shndërruar faktikisht në një rrezik publik. Askush nuk do të tolerohet. E gjithë kjo shfaqje nuk do të cënojë aspak rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Policia e Shtetit është në krye të detyrës", tha ministri Lleshaj.

Qëndrimi i Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me sulmet ndaj KZAZ-ve në vend:

Skenat e djeshme dhe të sotme, të sulmeve barbare mbi shkollat, ku janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe angazhimi i punonjësve të Bashkive ‘blu’, për të djegur dhe shkatërruar materialet zgjedhore, janë shfaqje domethënëse e përfshirjes së opozitës jashtë-parlamentare në një spirale të rrezikshme jo vetëm të vetë shkatërrimit, por edhe të dëmtimit të interesit publik. 

Në të njëjtën kohë, kjo është një shfaqje brutale e dëshpërimit politik të kthyer në veprimtari të paligjshme e në akte kriminale, që do të ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit. 

Policia e Shtetit, garantja ligjore e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, e cila po provokohet dhe po sulmohet në mënyrë të organizuar, po përgjigjet dhe do të përgjigjet proporcionalisht dhe me vendosmëri deri në fund. 

Fatkeqësisht, individë të verbuar politikisht, kryesisht punonjës bashkish, por për më keq punonjës të Policive Bashkiake, po gabojnë rëndë duke u përdorur si “mish për top” nga drejtuesit e tyre të bashkive dhe udhëheqësit dritë-shkurtër të këtyre të fundit në Tiranë.

U bëj thirrje punonjësve publikë që të mos marrin mbi vete barrët e rënda ligjore, duke kryer krime elektorale të dënueshme nga Kodi Penal, për llogari të një grushti njerëzish që për interesat e tyre dhe hallet e tyre me drejtësinë, duan të marrin peng zgjedhjet për të dëmtuar rrugën evropiane të Shqipërisë. 

Qeveria do të marrë masa të menjëhershme, që në pajtim me ligjin, të shkrijë disa struktura të Policive Bashkiake që kanë dalë haptazi jashtë misionit të tyre dhe janë shndërruar faktikisht në një rrezik publik. Askush nuk do të tolerohet! 

Ndoshta kjo mund të jetë pak, por dhe shumë e  sigurt. Ndërkohë, u përcjell të gjithë qytetarëve shqiptarë mesazhin se e gjithë kjo shfaqje e turpshme aktesh barbare kundër zgjedhjeve, nuk do të cenojë aspak rendin dhe sigurinë e tyre. 

Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe pavarësisht vështirësive të posaçme të kësaj situate, nuk do të çedojë asnjë milimetër nga përgjegjësia e saj për mbrojtjen dhe garantimin e ligjit. 

U bëj apel po ashtu, prokurorëve dhe gjykatësve të këtyre territoreve, ku po shkelet ligji dhe po sulmohet e drejta e popullit për të zgjedhur, që të zbatojnë ligjin, vetëm ligjin dhe asgjë tjetër përveç tij! 

Policia e Shtetit do të ndalojë dhe do të arrestojë në bazë të ligjit, çdo shkelës dhe do të depozitojë prova të mjaftueshme për ndëshkimin e tyre, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 

Ky është një moment kritik në betejën e ligjit me anti-ligjin, shtetit me anti-shtetin, shoqërisë me grupet paramilitare të një politike që zhvillohet në shtratin e paligjshmërisë. 

Në ketë moment, ligji, shteti, shoqëria dhe kushdo që i përfaqëson ato, si autoritet, si zyrtar apo si qytetar, duhet të jenë bashkë. 

Nuk ka asnjë dyshim se një pakice njerëzish të dalë nga hullia e ligjit, nuk do të imponojnë asgjë tjetër, përveç reagimit të fortë, kompakt dhe fitues të ligjit, shtetit dhe të shoqërisë.

Kryetarë bashkish që po u përfundon mandati legjitim nuk mund të qëndrojnë me dhunë më në detyrë. Mandatet për të qeverisur bashkitë e vendit i jep vetëm populli shqiptar përmes votës së tij të lirë.

Ata që i janë shmangur gjykimit dhe vendimmarrjes së popullit për arsye që jo vetëm ata, por gjithë Shqipëria dhe bota tashmë i di, nuk mund të marrin peng asgjë. Faleminderit!

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasan i bukur Elbasan: 19/06/2019 16:14

    Meqe Presidenti cdekretoi daten e zgjedhjeve shkrijeni fare presidencen dhe kete funksion jepjani kryeministrit sepse ky kryeminister i ben te gjitha Me keto veprime qe ai po kryen po i ngjan fare Putinit

    Përgjigju
  • Erald: 19/06/2019 15:36

    Shkrijini te gjitha. Aman leni vetem policet e lali Erit qe tu rrembejne kanacet dhe bidonat plastike atyre hallexhinjve qe i mbledhin neper kosha se jane rrezik kombetar.

    Përgjigju
  • Tarasi: 19/06/2019 15:13

    o zoteri boll fole me fjale boshe por vepro ose bej doreheqjen....nese nuk ke benzine kerko ndihmen e shqiptareve te thjeshte qe duan drejtesi

    Përgjigju
  • Mira: 19/06/2019 15:10

    Te lumte! Mos I toleroni ata qe nxisin dhunen në emer te demokracise. Ilir Meta te pergjigjet qe nxiti vellavrasje në vend. Respekt zoti Lleshaj.

    Përgjigju
  • Para Laci: 19/06/2019 14:46

    O ligeni i PS si do shkrish policine bashkiake vetem ato bashki te PD ku e gjete ate ligj po' dhe nje jave je minister apo nuk po' e kuptoni se jeni ikur per lesh

    Përgjigju
    • turi: 19/06/2019 15:27

      Ik o para laci vidh noi shpi anej ka milano, ose shit noi gram me honger buke sa te kapin edhe ty.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë