Sulmet ndaj SPAK, ambasadorja Yuri Kim takon Arben Krajën: SHBA do të mbështesë fort reformën në drejtësi

Sulmet ndaj SPAK, ambasadorja Yuri Kim takon Arben Krajën: SHBA do të mbështesë fort reformën në drejtësi

Ambasadorja Yuri Kim dhe kreu i SPAK, Arben Kraja

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën. Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë ta mbështesin punën e SPAK dhe të institucioneve të tjera të reformës në drejtësi. Kraja sapo është kthyer nga vizita zyrtare në Uashington, ndërsa Kim thekson se kjo vizitë do të forcojë bashkëpunimin e Shqipërisë dhe SHBA-së në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kemi kënaqësinë të mirëpresim sërish kreun e SPAK-ut Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon më tej bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi.

Ky takim i Kim me Krajën vjen një ditë pas sulmeve që kreu i Partisë së Lirisë bëri ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, pasi kjo e fundit po vijon hetimin ndaj Metës për skandalin e lobimit në SHBA. SPAK i kërkoi KQZ formularin e vetëdeklarimit të Metës, ndërsa kreu i Partisë së Lirisë sulmoi Krajën duke e quajtur spurdhjak të partisë që ka vendosur t’i shërbejë hapur mafias së inceneratorëve. Ai ka publikoi një kërkesë tjetër të SPAK drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, për t’i vënë në dispozicion certifikatën e Metës. Këtë kërkesë Meta e cilësoi si ‘kërkesë nga karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës’.

I menjëhershëm ishte reagimi i Kim, e cila shkroi se pandëshkueshmërisë po i vjen fundi. Ambasadorja amerikane tha se për një kohë të gjatë të pasurit ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm, por me zbatimin e Reformës në Drejtësi do të bëhet e qartë se 'ASKUSH' nuk është mbi ligjin. Ajo theksoi se kërcënimet dhe nxitje për prokurorët e gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen për një vend që aspiron të bëhet pjesë e BE-së.

Kërkesa e SPAK për formualrin e vetëdeklarimit të Metës erdhi në kuadër të hetimeve për skandalin për lobim në SHBA me 700,000 mijë USD të padeklaruara. Kallëzimin e ka depozituar në SPAK ish deputeti Halit Valteri. Kallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, "Kronen Zeitung", e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. 

Meta po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv parashikuar në nenin 259 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet. Gjithashtu, Meta po hetohet edhe për falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve, parashikuar në nenin 190/3 të Kodit Penal, vepër për të cilën parashikohet nga 3 deri në 7 vite burg.  

Postimi i Yuri Kim 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 25/08/2022 20:56

    Kesaj i lumte do tia futi kembet ne nje kepuc palacove te politikes!!like berisha hekurat po u presin

    Përgjigju
  • Bicidoli: 25/08/2022 14:03

    Nuk tuten Meta e Berisha jane kollose kan me shtyp tane qe ju dalin para.

    Përgjigju
  • erion: 25/08/2022 13:38

    ambasadorja e shba me ish hetuesin e enverit. ptuuuu

    Përgjigju
  • minushe: 25/08/2022 13:26

    pa kellqe ky Kraja

    Përgjigju
  • Fadili: 25/08/2022 12:20

    Mos ja lironi lakun

    Përgjigju
  • Qinam selita: 25/08/2022 11:27

    Po mire bere o Yuri. Kraja ish sigurims dhe dhe reforma ne drejtesi mbushur me sigurimsa. Nuk e di por vjen era keqe shume.

    Përgjigju
  • AltinTop: 25/08/2022 10:38

    Nuk ka shanse Kraja te fusi politikane ne burg. Po te ishte ndryshe, minimalisht do kishim atentate ndaj prokuroreve apo gjykatesve..ashtu sic ndodhte dikure ne Itali. Kto jane fresk, shkojne e vijne ne pune pa u thene gje njeri.

    Përgjigju
  • Kryesupaxhiu shqipfoles i Athines: 25/08/2022 10:10

    Turp… Nje ambasadore, ne kete rast nje femer me origjine aziatike, takon kreun e SPAK per t’i dhene kurajo. Me frikacak te tille do bejm shtet neve? Pupuppupu… ne libra dhe ne filmat e enverit i tregojn shqiptaret si trima, por realiteti eshte qe edhe prokurori me i rendesishem ka frike nga nje politikan si Meta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!

Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!