Shtëpia e Bardhë ka reaguar pak orë pas sulmit të Iranit me 15 raketa ndaj dy bazave ushtarake ajrore të SHBA, al-Asad dhe Irbil, në Irak.
Përmes një prenoncimi thuhet se Presidenti Trump nuk do ndërmarrë tjetër sulm pas goditjes së 2 bazave amerikane në Irak nga Irani.
Ndërkohë, referuar sulmit ka reaguar edhe vetë Trump, i cili përmes një mesazhi në Tëitter shkruan se është duke u bërë vlerësimi për dëmet.
Po ashtu për t’iu përgjigjur paralajmërimeve të Iranit se ky është vetëm fillimi, pasi në rast se ndërmerren veprime agresive kundër tij, Trump është shprehur se: “Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë, shumë më tepër se kushdo!”
"Gjithka është mirë! Irani hodhi raketa në dy baza ushtarake në Irak. Eshtë duke u bërë vlerësimi për viktimat dhe dëmet. Deri tani, mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë, shumë më tepër se kushdo! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes."
Deri tani nuk ka të dhëna për viktima nga sulmet, por një burim irakian i sigurisë tha për CNN se në bazën ajrore al-Asad ka patur viktima mes irakianëve, megjithatë nuk dihet nëse fjala ishte për të vrarë apo të plagosur.
Lajmi kryesor:
Vrasja e Gjeneralit, Irani sulmon me raketa bazat amerikane në Irak, Teherani: Do t'ju presim këmbët, Trump i drejtohet kombit amerikan: Jemi më të fuqishmit
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.1%
-
Keq
60.8%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1618
Lajme të tjera
-
Presidenti turk Erdogan do të vizitojë Irakun javën e ardhshme
21 Prill, 17:17
-
Irak, bombardohet baza ushtarake pro-Iran! Erdogan takohet me liderin e Hamasit në Turqi, Izraeli: Turp
20 Prill, 08:39
-
Vrasja e tre ushtarëve amerikanë, SHBA miraton sulmet kundër objektivave iraniane në Irak dhe Siri
1 Shkurt, 16:48
-
Shënoi gol në Kupën e Azisë, lojtari përjashtohet me karton të kuq për arsyen ‘qesharake’ (VIDEO)
29 Janar, 20:01
-
SHBA godet militantët irakianë të mbështetur nga Irani
24 Janar, 08:21
-
Irani po nis një luftë që e di se mund ta shkatërrojë atë
19 Janar, 11:51
-
VIDEO/ Turqia: Jemi të gatshëm për operacione të reja në Siri dhe Irak
18 Janar, 14:42
-
Turqia kryen sulme ajrore në Irak dhe Siri
16 Janar, 15:07
-
OKB-ja dënon sulmet me raketa iraniane në Irak
16 Janar, 09:00
-
VIDEO/ Raportohen shpërthime pranë Konsullatës Amerikane në Irak
16 Janar, 08:47
-
Turqia bombardon militantët kurdë në Irak dhe Siri, pas iu vranë 9 ushtarë
13 Janar, 14:08
-
Vritet një komandant pro-iranian në sulmin amerikan me dronë në Irak
4 Janar, 15:52