Sulmet në Idlib, Erdogan paralajmëron katastrofë: E gjithë bota mund të paguajë çmimin

Sulmet në Idlib, Erdogan paralajmëron katastrofë: E gjithë bota mund të paguajë çmimin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Edogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Edogan, ka paralajmëruar për një katastrofë humanitare, nëse realizohet ofensiva e Qeverisë siriane në provincën Idlib. Komentet e Erdoganit në një artikull për gazetën Wall Street Journal vijnë në kohën kur avionët rusë dhe sirianë kanë rinisur fushatën e bombardimeve në rajon, ndërsa po përgatiten për një ofensivë masive.

Qeveria siriane do që të rikthejë kontrollin e Idlibit, enklavës së fundit të madhe që kontrollohet nga rebelët sirianë. Erdogan tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë në Idlib, në të kundërtën, shtoi ai, "e gjithë bota mund të paguajë çmimin".

Turqia mbështet disa fraksione të rebelëve në Siri dhe ka trupa në veri të këtij vendi, raporton rel. Në Idlib jetojnë më shumë se 3 milionë njerëz dhe pothuajse gjysma e tyre janë zhvendosur nga luftimet në vende të tjera në Siri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)