Sulmi i gazetarëve në veri, Kurti: Grupe ekstremistësh të kontrolluar nga Beogradi! U uroj shërim të shpejtë

Sulmi i gazetarëve në veri, Kurti: Grupe ekstremistësh të kontrolluar nga Beogradi! U uroj shërim të shpejtë

1686813793_albinkurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sulmin e gazetarëve në veri të Kosovës. Ai bëri përgjegjës grupet ekstremistësh.

“Grupe ekstremistësh të kontrolluara nga Beogradi nuk e durojnë dot as policinë e as gazetarët. Policia e Kosovës i shërben drejtësisë dhe ligjit, gazetaria e Kosovës i shërben demokracisë dhe transparencës.

Sot në Komunën e Leposaviqit nga bandat kriminale janë sulmuar gazetarët që ishin të pranishëm gjatë përpjekjeve të disa individëve për të shkaktuar trazira e dhunë.

Kameramani Bardh Bekteshi dhe gazetarja Dorentina Thaqi, kanë pësuar lëndime në kokë dhe trup. Kameramanët tjerë, Albin Rrahmani dhe Ardijan Shala kanë pësuar lëndime në trup. Në këmbë janë lënduar gazetaret, Laura Kerolli e Qendresa Sinani, kurse në krah ka marrë lëndime gazetari Pleurat Salihu.

Urojmë shërim të shpejtë për kameramanët dhe gazetarët. Ftojmë institucionet dhe diplomatët ndërkombëtarë të mbajnë qëndrim, dhe të mbështesin institucionet e Kosovës që të sjellin para drejtësisë të gjithë sulmuesit e Policisë së Kosovës, KFOR-it e sidomos gazetarëve.”- shkruan Kurti.


Lajmi kryesor:

Serbia lë në burg 3 policët, i akuzon për trafik armësh, SHBA, Britania e Gjermania: Të lirohen! KFOR: Mister vendi i 'arrestimit'! Në pranga një nga sulmuesit e gazetarëve


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant