Rey Manaj ka lënë pas dëmtimin dhe në katër muaj ka shënuar 18 gola me Sivasspor në Turqi. Forma e mirë e shqiptarit ka bërë që kërkesat për të të jenë të shumta, teksa disa ditë më parë Sivasspor përmendi shifrën e 15 milionë eurove.
Në garë për Manaj është futur edhe Besiktas. Nga Turqia njoftojnë se bardhezinjtë janë "fiksuar" me shqiptarin dhe pritet që në verë të drejtojnë një ofertë për të.
Veç tyre, për Manaj ka interes edhe nga Spanja, Franca apo Arabia Saudite. Tanimë Manaj ka 14 gola në kampionat, duke barazuar një emër si Icardi. Kujtojmë se te Besiktas bëjnë pjesë edhe Ernest Muçi dhe Milot Rashica.
Në rast të një akordi mes Manajt dhe Besiktas, sulmi i "Shqiponjave" të Stambollit do ishte shqiptar.