Sulmi i medias greke ndaj Irena Gjokës, shantazh i porositur nga Tirana

Sulmi i medias greke ndaj Irena Gjokës, shantazh i porositur nga Tirana

Gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka, artikulli kundër saj në mediat greke

Takimi pak ditë më parë i dy përfaqësuesve të Rithemelimit me deputetin grek të Janinës, i dha ‘rezultatet’ ditën e sotme, ku gazeta greke “Ta Nea” ka sulmuar drejtpërdrejt drejtuesen e GJKKO-së, Irena Gjoka, e cila veç çështjes së Fredi Bejlerit, ka edhe atë të Kompleksit “Partizani”.

Është e qartë që kemi të bëjmë me një histori të pastër shantazhi ndaj sistemit të drejtësisë, një ndër akuzat për të cilat Sali Berisha u dizenjua nga SHBA-të si person ‘Non Grata’.

Ky sulm i medias greke, më shumë se sa për Berishën, bëhet për Fredi Bejlerin, ndërkohë që në Shqipëri ka si synim të hedhë baltë mbi gjyqtaren e Gykatës së Posaçme, të ulë besueshmërinë e publikut te drejtësia dhe të dekurajojë në tërësi sistemin e drejtësisë për të mos guxuar të merret me politikanë të nivelit të lartë.

Të bashkëpunosh me deputetë të Greqisë për të sulmuar gjyqtaren e ‘shpallur’ armike për shkak të detyrës së saj, jo vetëm që nuk është e moralshme, por është e dënueshme.

Ashtu sikurse nuk ka kontribut më të madh që mund të bëhet për Edi Ramën, që të duket ‘patriot’ dhe i mirë në sytë e shqiptarëve kur vjen rasti te “Himara” apo te çështja “Bejleri”, krahasuar me këta që bashkëpunojnë edhe me dajllin në dëm të shqiptarisë.

Ndaj njerëzit dhe shqiptarët nuk i besojnë, sepse, nga njëra anë, shpresojnë që Edi Rama dhe ministrat e tij të shkojnë në bankën e të akuzuarëve, ndërsa, nga ana tjetër, mëngjes e mbrëmje sulmojnë SPAK-un dhe GJKKO-në, të cilët janë të vetmet struktura që mund ta bëjnë një gjë të tillë.

Nga njëra anë e akuzojnë Ramën si ‘argatin e Beogradit’, kurse vetë bashkëpunojnë me ata që janë investuar historikisht në dëm të interesit kombëtar.

Ndaj duhet një politikë përtej Berishës dhe Ramës dhe filozofisë së tyre për të sakrifikuar gjithçka në funksion të pushtetit personal.

Ndaj, duam apo nuk duam, na pëlqen ose jo, Partia Demokratike sot është i vetmi organizëm politik që i jep mbështetje të pakushtëzuar drejtësisë, SPAK-ut dhe GJKKO-së, sepse këto dy struktura janë mekanizmat e vetëm që mund ta bëjnë ndryshimin rrënjësor në Shqipëri, duke çuar përpara drejtësisë çdo politikan të korruptuar dhe duke ushtruar presionin e domosdoshëm për të garantuar nesër një garë të lirë dhe të ndershme.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plepi: 05/03/2024 14:23

    Sa i qut eshte Namiku. Shantazh, thote, kur sulmon dike se ka qene me rekord negativ ligjor. Me ate mender mendje, shantazh eshte edhe kur sulmon dike qe ti krijosh nje rekor negativ. Kush eshte dallimi? A qendron apo jo fakti dhe nese ka prova qe mbeshtesin ate. Po ku ka kohe Namiku yne te qemtoje fakte e analizoje prova.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi