Sulmi i ri i Rusisë në qytetin ukrainas Avdiivka në Donetsk ka kapur pa përgatitur forcat ukrainase. Përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzia, shpjegoi se betejat e vazhdueshme në lindje të vendit shënuan një fazë të re, ndërsa kundërofensiva ukrainase kishte përfunduar.
“Trupat ruse kanë qenë në ofensivë përgjatë gjithë frontit për disa ditë”, tha Nebenzia.
Edhe Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA John Kirby, shpjegoi ky “është një sulm i ri”. Megjithatë ai tha se beson që ushtria ukrainase do të jetë në "gjendje që t'i zbrapsë forcat ruse".
Vështirësitë e mëdha për ushtrinë ukrainase i konfirmoi edhe komandanti i forcave tokësore të Kievit, Oleksandr Syrskyi
Lajmi kryesor:
Forcat ruse sulmojnë Avdiivkën për të katërtën ditë radhazi! Mësymja e re kap pa përgatitur kundërofensivën ukrainase: Situatë shumë e vështirë











