Tre avionë luftarakë amerikanë F-15E Strike Eagle u rrëzuan pasi mbrojtja ajrore e Kuvajtit i qëlloi gabimisht.
“Gjatë luftimeve aktive — që përfshinin sulme nga avionë iranianë, raketa balistike dhe dronë — avionët luftarakë të Forcave Ajrore të SHBA-së u goditën gabimisht nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit”, thuhet në deklaratën e Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM).
Të gjashtë anëtarët e ekuipazhit arritën të katapultoheshin me sukses, u shpëtuan në mënyrë të sigurt dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Kuvajti e ka pranuar incidentin dhe autoritetet amerikane falënderuan forcatkuvajtiane për reagimin dhe mbështetjen gjatë operacionit.
Shkaku i saktë i ngjarjes po hetohet. Avionët po merrnin pjesë në operacionin ushtarak kundër Iranit, të quajtur “Operation Epic Fury”.
Ministri i Mbrojtjes i Kuvajtit deklaroi në orët e para të së hënës se “disa” avionë luftarakë amerikanë ishin rrëzuar.
Lajmi kryesor:
‘Goditëm zyrën e Netanyahut’, regjimi iranian lëshon raketa drejt Izraelit, Katarit, Emirateve dhe Bahreinit! 3 avionë amerikanë u rrëzuan gabimisht nga Kuvajti! Dronë bazës britanike në Qipro








