Sulmi kibernetik ndaj e-Albania, Balluku: FBI në Tiranë, hetim për autorët! Po marrim masa, që sulme të tilla të mos përsëriten

VLORË- Një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimet për zbulimin e autorësisë së sulmit kibernetik ndaj sistemit të shërbimeve online në vendin tonë.

Zv. Kryeministrja dhe ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku, nga Vlora tha se vendi ynë po merr masat përkatëse për t’u përballur me sulme të kësaj natyre  në të ardhmen.

“Ne e kemi tejkaluam, kemi pasur një mbështetje nga grupi i microsoft, dhe shërbimet janë kthyer, ka zgjatur 14 ditë, por që në ditën e  4 kemi nisur rikthimit, ka qenë sulm masiv, jo nga adoleshent amator, ka pasur një sulm të mirëorganizuar, megjithatë me punën nga AKSHI dhe me mbështetjen e partnerëve tanë, amerikanë dhe europian, sidomos një dislokim të FBI dhe do ketë një investigim të thellë, po marrim masat, do na japin të dhënat si ka ndodhur sulmi, nga ka ardhur, kemi qenë të kujdesshëm me publik, se është përkuar nga grupi që të jemi sa më hermetik, dhe po punojmë akoma më tepër dhe kërkojmë mirëkuptimin e çdo qytetari, sulmet kibernetike nuk reshtin, ne po punojmë për fortifikimin e tyre”, tha Balluku nga ku po inspektonte Qendrën e Kontrollit Teknik të Automjeteve.

Pas sulmit kibernetik, të gjitha faqet qeveritare online janë rikthyer në normalitet të plotë. Pas pothuajse tre javësh, shërbimet online janë tashmë të aksesueshme për qytetarët dhe bizneset. Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit njofton se aktualisht në e-Albania janë të aksesueshme 1214 nga 1225 shërbime online. Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht për shkak të një sulmi kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. 

Dyshimet janë se pas sulmit kibernetik në Shqipëri, ka të ngjarë të jetë vepër e hakerëve pro-iranianë që synonin të prishnin konferencën e një grupi opozitar iranian në Shqipëri. 'Mandiant' një prej kompanive kryesore amerikane që trajtojnë çështje të sigurisë kibernetike, bëri të ditur më herët se sulmuesit kishin vepruar në mbështetje të përpjekjeve të Teheranit kundër disidentëve, bazuar në disa faktorë: koha, përmbajtja e publikuar në një kanal të medias sociale që përdoret për të marrë përgjegjësinë mbi sulme të kësaj natyre dhe ngjashmëritë me kodin e programit me virus, i cili është përdorur prej kohësh për të goditur folës në gjuhën farsi dhe arabisht.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën