Sulmi ndaj gazetares, Kryemadhi replikë me SHBA: Qesharake, po të ketë krimineli frikë nuk qëllon me kallash

TIRANE-Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një takim me të rinjtë e LRI ka replikuar me ambadasën e SHBA në lidhje me deklaratën për sulmin mbi banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala dje. Ambasada e SHBA u shpreh dje se ‘Akte frikacake si ky tregojnë se kriminelët kanë frikë sa më shumë Shqipëria i afrohet një drejtësie të vërtetë’.Por Kryemadhi sot u shpreh se po të ketë krimineli frikë nuk qëllon me kallash, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama si të lidhur me krimin.

Shqipëria ndodhet në gjendje alarmante. Shqipëria është në kufijtë e humbjes së identitetit. Sot kriminelët nuk kanë më frikë nga shteti. Kriminelët kanë pasur një lloj frike, por sot nuk kanë më se është në dorën e tyre. Dëgjojmë deklarata qesharake, që krimineli ka frikë nga drejtësia, por po të ketë frikë nga reforma në drejtësi nuk qëllon qytetarët me kallashnikov. Po të ketë frikë nuk do të kishim këtë gjendje që është sot. Kryeministri orienton dhe drejton dorën e krimit shqiptar ndaj shqiptarëve.

Monika Kryemadhi

Banesa e prindërve të gazetares së kronikës Klodiana Lala u bë pre e një sulmi me armë mëngjesin e ditës së djeshme. Në drejtim të banesës u derdhu një breshëri kallashnikovi, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Gjatë fjalës së saj Kryemadhi paralajmëroi një aksion të fortë politik nga opozita kundër qeverisë në shtator, që synon rrëzimin e Ramës. Ajo shtoi se strukturat e LRI në të gjithë vendin do të rifreskohen.

Besimin te shqiptarët do ta fitojmë duke filluar aksionin politik. LSI është rritur për shkak të LRI. Do të rifreskojmë të gjitha strukturat e LRI në të gjithë vendin. Duhet të kthehemi në një uragan për të shkatërruar krimin e organizuar. Në shtator nisin ditët e nxehta të verës për politikën. Do të jetë sesion parlamentar i vështirë që nis me grabitjen e Teatrit Kombëtar, që është grabitje e kulturës dhe historisë

Monika Kryemadhi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arturi: 31/08/2018 14:08

    Tori mos I bjer verdalle muhabetit autori I te shtenave jane krahu kriminal I Ed rames I cili po flet per turizmin dhe jo per ralitetin

    Përgjigju
  • tori: 31/08/2018 12:33

    Jo moj zonjushe.Krimineli te vret e nuk te frikeson.Krimineli nuk shkon e frikeson prinderit E PERSONIT qe kriminelet kerkojne t`a vrasin apo t`a kercenojne,por direct objektin qe ai ka per qellim.Kjo ESHTE nje loj e mbeshtetesve fanatic tropojan te PD per t`a ndezur tensionin te acaruar politik ne vend.Me kujton aksjonet e tilla te Pd ne SHKODER ne protesten e 1 Prillit 1991.Kujdessssss.Mos E HANI SAPUNIN PER DJATHE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt