Sulmi ndaj Hezbollahut/ A mund të shpërthejë një biper kështu? 6 pyetje, 6 përgjigje dhe hipoteza

Sulmi ndaj Hezbollahut/ A mund të shpërthejë një biper kështu? 6 pyetje, 6 përgjigje dhe hipoteza

Biperi i shperthyer

Sulmi ndaj militantëve të Hezbollahut përmes shpërthimit njëkohësisht të mijëra biperave, ngre dyshime dhe pikëpyetje. Shqetësimi më i madh është trajtimi që i është bërë sulmit duke mos e konsideruar si një problem serioz për këdo që mund të përdor një smartphone. 

Nëse një pager shpërthen kështu, a mund të ndodhë edhe me celularin tim? Kështu është shprehur Paolo Dal Checco, një konsulent mjeko-ligjor IT që punon pranë prokurorisë, gjykatave dhe firmave ligjore për vlerësime civile dhe penale. Ai na ndihmon për të të dhënë disa përgjigje. 

A mund të shpërthejë një bateri smartphone si në videot e sulmit në Liban?
Bateritë e litiumit të telefonave celularë, por edhe ato të pajisjeve elektroshtëpiake, si dhe skuterët dhe makinat elektrike, janë subjekt i zjarreve, por nuk ka gjasa të shpërthejnë në mënyrë shkatërruese. Prandaj, që telefonat tanë inteligjentë të shpërthejnë nga distanca duket shumë e pamundur, në të vërtetë pothuajse e pamundur, nëse nuk janë krijuar për ta bërë këtë duke implementuar brenda një ngarkesë shpërthyese.

A mund të mbinxehet bateria nga distanca?
Në teori, po, mund të nxehet deri në atë pikë sa ta dëmtojë, ndoshta edhe të shkaktojë fryrje dhe flakë, por edhe në këtë rast një shpërthim si ai në video nuk ka gjasa.

Çfarë tjetër mund të ndodh nga distanca në telefonat celularë?
Ka disa mënyra si mund t'ju dëmtojnë palët e treta telefonit tuaj, por për fat të mirë ato aktualisht janë të kufizuara në funksionet e "fshirjes", pra rikthimin e telefonit në gjendjen e fabrikës. Asnjë sulm i këtij lloji nuk është përfunduar ende, megjithëse rreziku ekziston, veçanërisht nëse sulmuesi arrin të ketë akses në llogaritë e viktimave.

Çfarë lidhje ka kjo me sulmin ndaj Hezbollahut?
Një hipotezë është se 'biperat' ishin të pajisur me një material shpërthyes në mënyrë që të mund të vetëshkatërroheshin në rast humbjeje ose vjedhjeje, duke plagosur edhe hajdutin e mundshëm.
Në këtë mënyrë, do të mund të shkatërroheshin të dhënat që dispononte biperi.  Në këtë rast ishin 2 alternativa të mundshme. Një që mund të menaxhohet nga përdoruesit, ashtu si një lloj "shpërthimi në distancë" për t'u përdorur në rast nevoje. Tjetra për të cilën përduresit nuk ishin në dijeni. Madje nuk ishin në dijeni të funksionalitetit të avancuar as ata që blenë pager-in, as ata që e shpërndanë. Megjithëse në rrjetin social X ka nga ata që kanë identifikuar disa pager të shpërthyer në modelin Taiëanese Gold Apollo. Për të vijuar më pas në teorinë e agjentëve 007 duke hedhur hipoteza se ky funksionalitet ishte krijuar për të eliminuar përdorues të veçantë.

A ka precedentë? 
Po, në vitin 1996 Shit Bet vrau Yahya Ayyash, "Inxhinierin", përgjegjës për bomba vetëvrasëse dhe përgatitës të bombave, duke futur një mikrokarikim në telefonin e tij celular. Në shpërthimet e shumta në Liban dhe Siri, ekziston mundësia që Izraeli të ishte në dijeni të një ngarkese biperash (anglisht pager)  të drejtuar për në Hezbollah dhe të ketë arritur të modifikojë përpara dorëzimit. 

Një hipotezë tjetër, e paraqitur nga Yehoshua Kalisky, një shkencëtar dhe studiues i lartë në Institutin për Studimet e Sigurisë Kombëtare, në Tel Aviv, cituar nga AP, është ajo e një pulsi elektronik "të dërguar nga larg që dogji pajisjet dhe shkaktoi të shpërthejnë”.

Por duke u rikthyer te ajo që dimë për bateritë dhe çipat që gjenden në një pajisje të vogël si një biper, hyjmë vërtet në fushën e fantashkencës dhe jo në 007.

Por pse Hezbollahu përdori pager-at në vend të telefonave inteligjentë të zakonshëm ose një celulari të thjeshtë pa aplikacion?
Arsyeja pse Hezbollahu ka krijuar dhe përdorur biperat është se krahasuar me telefonat inteligjentë, janë më pak subjekt i sulmeve kibernetike. Janë më efektivë dhe veprojnë dhe në vende të izoluara.  Për më tepër, biperat kanë një kapacitet më të gjerë duke i dhënë marrësit mundësinë që të dijë nëse është i kontrolluar apo jo. Biperat janë pajisje që përdoren dhe në fushën e mjekësisë. /Corriere della Sera/ 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e Gerti Bogdanit, reagojnë politika dhe qeveria: Na trondite me ikjen tënde, Gert!

Vdekja e Gerti Bogdanit, reagojnë politika dhe qeveria: Na trondite me ikjen tënde, Gert!