Sulmi ndaj Izraelit, SHBA dhe BE gati sanksionet e reja ndaj Iranit! Blinken bisedë me kryeministrin e Katarit: Duhet shmangur përshkallëzimi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Al Thani, për sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Dy liderët, informon Departamenti i Shtetit i SHBA, nënvizuan "rëndësinë e një reagimi të koordinuar diplomatik dhe nevojën për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm".

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po shqyrtojnë mundësinë për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit.

“Pas sulmit të paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit, Presidenti Biden u koordinua me aleatët dhe partnerët e G7 për të vendosur sanksione të reja”, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se ajo priste të ndërmerrte veprime "në ditët në vijim", ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se blloku po punonte për këtë. Izraeli u ka kërkuar aleatëve të tij që të sanksionojnë programin raketor të Teheranit.

Sanksionet e SHBA dhe BE do të prekin veçanërisht programin e raketave dhe dronëve, entitetet që mbështesin Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike dhe Ministrinë iraniane të Mbrojtjes.

“Shtetet e Bashkuara gjithashtu do të vazhdojnë të punojnë në të gjithë Departamentin e Mbrojtjes dhe Komandën Qendrore për të forcuar dhe zgjeruar më tej mbrojtjen ajrore dhe raketore në të gjithë Lindjen e Mesme" dhe nuk do të "ngurrojnë të ndërmarrin veprime, në koordinim me aleatët dhe partnerët në të gjithë botën për të kërkuar llogari nga qeveria iraniane për veprimet e saj të dëmshme dhe destabilizuese”, tha Sullivan.

Kabineti izraelit i luftës pritet të mblidhet sërish sot për të diskutuar nëse do ketë një kundërpërgjigje ndaj sulmit iranian.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:37
Izraeli: 18 të plagosur në fshatin Arab el Aramshe, mes tyre 13 rezervistë, gjashtë janë të rëndë

1713375584_rwegfwergwegweg.JPG

Ushtria izraelite ka raportoi se 6 rezervistë janë plagosur rëndë nga raketat antitank dhe dronët e gjuajtur në drejtim të fshatit Arab al-Aramshe, në veri të Izraelit. Në total 18 persona raportohen të plagosur, ku prej tyre 13 janë ushtarë rezervë.

Ora 19:25
Lufta në Gaza/ Afro 34 mijë palestinezë të vrarë dhe mbi 76 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

1713375046_ghmgfhmgfmhgh.JPG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka bërë me dije ditën e sotme se 33,899 palestinezë janë vrarë në luftën me Izraelin, që ka nisur me 7 tetor të vitit 2023.

Po ashtu, ministria palestineze bën me dije se 76,664 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të ashpra me Izraelin.

Ora 18:55
Netanyahu: Ne do të bëjmë gjithçka për t'u mbrojtur

1713373221_benjaminNetanyahu.JPG

‘Dua të bëj të qartë, ne do të marrim vendimet tona dhe shteti i Izraelit do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’u mbrojtur.’

Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke përsëritur të drejtën për vetëmbrojtje pas sulmit Iranian.

Kreu i qeverisë izraelite u takua me ministrat e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, David Cameron dhe Annalena Baerbock, duke i falenderuar për mbështetjen e tyre ‘të paprecedentë’ në parandalimin e sulmit nga forcat e Teheranit.

Ora 13:54
Sulm me raketë në Izraelin verior, gjashtë të plagosur, një në gjendje të rëndë

Gjatë ditës së sotme një sulm me raketë ka ndodhur në një qendër komunitare në Arab al-Aramshe në Izraelin verior, pranë kufirit me Libanin.

Si pasojë e sulmit gjashtë persona mbetën të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Times of Israel , sirenat paralajmëruese nuk u dëgjuan në fshatin beduin në Galilenë Perëndimore.

 

Ora 12:42
Irani: Gati për të goditur armiqtë me avionë supersonikë rusë

Komandanti i Forcave Ajrore të Ushtrisë Hamid Vahedi, tha gjatë paradës së Ushtrisë me rastin e Ditës Kombëtare të Ushtrisë se Irani është gati për të goditur armiqtë me avionë supersonikë rusë.

"Ne i këshillojmë armiqtë që të mos bëjnë gabime strategjike, sepse Irani është gati t'i godasë, veçanërisht me avionët luftarakë Sukhoi-24, bombardues taktikë supersonikë rusë.

Përveç Sukhoi-24, forca ajrore iraniane është e pajisur me mjete luftarake më të avancuara dhe është e gatshme t'u japë një goditje të tillë armiqve të saj që ata nuk do të jenë në gjendje ta kompensojnë”, tha ai.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Guterres i bën thirrje Izraelit të mos kryejë ofensivë në Rafah

Guterres i bën thirrje Izraelit të mos kryejë ofensivë në Rafah