Lidhur me sulmin me bojë ndaj deputetit Ralf Gjoni i cili u betua ditën e sotme në Kuvend, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se ky është skenar i Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga vetja.

"Nuk kam dijeni për diçka të tillë, lexova dhe unë një njoftim. Regjisori Edi Rama për të larguar vëmendjen nga çdo gjë e tij mbasi mori betimet e deputetëve, tashmë do t’i kthejë dhe në klloun, duke bërë gjëra.  Po të donim t’i kishim sulmuar, do ti kishim sulmuar me kohë por shpresoj që viktimat e radhës së Edi Ramës mos të jenë deputetët e opozitës së re të tij. Më vjen shumë keq për rastin e z.Gjoni,  përgjegjësit duhet të dalin, të denoncohen, nëse ka përgjegjës dhe nëse ka shkaktarë të tillë le të mbajnë përgjegjësitë e tyre", u shpreh Kryemadhi lidhur me sulmin ndaj deputetit Ralf Gjoni.

Gjoni u sulmua sapo doli nga shtëpia, ku poshtë hyrjes së pallatit e priste një djalë. Ai e ka qëlluar me bojë të kuqe. Gjoni sapo kishte dalë nga banesa e tij për të shkuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Vetë ai tha në një deklaratë për mediat Se prita ishte e porositur nga lart.