Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka dënuar ashpër sulmin ndaj kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç në Potocari, duke thënë se ky ishte një sulm jo vetëm ndaj Vuçiç, por edhe ndaj gjithë Serbisë, politikës, paqes si dhe bashkëpunimit rajonal.
Ai shtoi se Vuçiç u soll si një burrë shteti, duke sjellë vendimin për të paguar homazh për viktimat.
"Ky është një tjetër pasojë negative e politizimit të këtyre çështjeve që çuan në ndarje të reja dhe urrejtje në vend të paqes. Ky është një sulm jo vetëm ndaj Vuçiç, por edhe ndaj gjithë Serbisë dhe politikës së saj të paqes dhe bashkëpunimit rajonal," - tha shefi i diplomacisë serbe për Tanjug.
Delegacioni dhe kryeministri serb u sulmuan me gurë, këpucë dhe shishe me ujë. Kryeministri Vuçiç është goditur me një gur në kokë dhe për pasojë i janë thyer edhe syzet. Policia ndërhyri duke u përleshur me sulmuesit e shumtë.
Në mënyrë të tillë, mes brohoritjeve dhe goditjeve me sende të ndryshme nga të pranishmit kryeministri dhe delegacioni serb u larguan për në Beograd.
Redaksia Online
(o.b/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com