Sulmi në protestën e 6 dhjetorit, Spiropali-Berishës: Zhytu në kujtime! Ke qenë shkak i gjakosjes së kundërshtarëve të tu politikë

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali shprehu keqardhje në seancën e sotme plenare për sulmin që Gerti Shehu bëri ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit.

Spiropali tha se kishte qenë vetë Berisha ai që kishte nxitur dhunë ndaj kundërshtarëve politikë dhe i bëri thirrje kreut të Rithemelimit që të kthehej prapa në kohë dhe të kujtonte sulmet dhe fajësimet e kundërshtarëve të tij për çdo ngjarje të ndodhur në vend.

“Forca ime politike dhe unë personalisht, meqë po më akuzoni që aty, jemi kundër dhunës në mënyrën më absolute edhe kur ajo drejtohet verbërisht kundër kundërshtarëve tanë. Ne nuk bëjmë asnjë dallim mes grushtave që godasin kundërshtarin apo politikanët tanë. Jemi kundër dhunës ndaj jush që keni pasur poste të larta në këtë vend. Ne besojmë se vota është ndëshkuesi në politikë dhe jo dhuna. Unë nuk kam asnjë tagër ta këshilloj zotin Berisha por ktheje kokën pas, zhytu në kujtesën tënde dhe mundohu të thuash të vërtetën. Jo me mua, jo me ne. Bëhu i sinqertë me veten dhe kujto se çfarë ke bërë vetë dhe do kujtosh se ke qenë shkak i plumbave të zbrazur, dhe i gjakut në fytyrën e kundërshtarëve të tu, por në atë rast nuk ke ndjerë keqardhje për ta. Unë ndihem e keqardhur. Me të njëjtin ton sot që zoti Berisha në vend që të bënte këtu një analizë të gjuhës së dhunës që na çoi deri aty bënte analizë të marrëdhënies politike mes nesh dhe jush. Gënjeu edhe për rrahjen e tij. E bëri atë me të njëjtin ton me të cilin mbante fjalime në 21 janar ku pretendonte se në bulevard ishin mbledhur vrasës që po qëllonin njëri-tjetrin. Përdori të njëjtin ton dhe të njëjtën gjuhë të gënjeshtërt sa herë ka një problem me vendin. Fatkeqësisht një pjesë e vëmendjes që duhej t’i ishte kushtuar samitit”- u shpreh Spiropali.

 


Lajmi kryesor:

Goditja me grusht/ 'Rithemelimi: Rama do eliminimin e opozitës! Berisha: Jam dëshmi e gjallë që s'mposhtemi! Spiropali: Kthehu pas në kohë e kujtohu ç'ke bërë


B.V/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë