Sulmi në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara në Khartoum, Rama: Shkelje e së drejtës ndërkombëtare

Sulmi në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara në Khartoum, Rama: Shkelje e së drejtës ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dënuar një sulm në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum nga një avion ushtarak sudanez të ndodhur më 1 tetor.

Rama shkruan në një postim në platformën ‘X’ se ky sulm është një shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe se Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe

“Shqipëria dënon me vendosmëri sulmin frikacak në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum. Kjo shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe çdo norme diplomatike nuk duhet të mbetet e pakundërshtueshme. Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke bërë thirrje për respektim të plotë të Konventës së Vjenës dhe mbrojtje të plotë diplomatike. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që t'i japin përparësi paqes dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar”, shkruan Rama.

Më 1 tetor, Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se rezidenca e ambasadorit të tyre në Khartoum u sulmua nga një avion ushtarak sudanez duke e dënuar si sulm të urryer.

Qeveria ushtarake e Sudanit hodhi poshtë akuzat nga Emiratet e Bashkuara Arabe se forcat e saj kanë bombarduar rezidencën e ambasadorit në Khartoum, duke akuzuar për sulmin forcat rivale paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 02/10/2024 18:24

    Kjo dihet se emiratet jan të shitur dhe ma shum i don sudani palestinezet se arabët që duhet të jenë një në këtë luftë. Km jon ka dal nga shinat, mbron atë që sduhet dhe shan të dtejtën. Shpejt do ikë ky km që kisha shum besm dikur.

    Përgjigju
  • Bim: 02/10/2024 18:17

    Hahahaahhaaha po 20.000 te vrare nga shteti nazist o lepirs a jane ne shkelje te drejtes nderkombtare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: ‘Salianji’ si test për Berishën

Mero Baze: ‘Salianji’ si test për Berishën