Fjalimi i Ramës në OKB, ministrja e jashtme e Kosovës: Nuk tha asnjë fjalë për rrezikun që paraqet Serbia për Kosovën

Fjalimi i Ramës në OKB, ministrja e jashtme e Kosovës: Nuk tha asnjë fjalë për rrezikun që paraqet Serbia për Kosovën

Donika Gërvalla

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka komentuar gjatë një takimi në SHBA, qëndrimin e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama dhe deklaratat e tij për Kosovën në OKB.

Gërvalla u shpreh se Rama nuk ka shpenzuar asnjë sekondë për ta informuar bashkësinë ndërkombëtare se cili është rreziku që Serbia paraqet edhe për Kosovën por edhe për pjesën tjetër të rajonit.

“Rama nuk ka shpenzuar asnjë sekondë për ta informuar bashkësinë ndërkombëtare si kryeministri i vetëm shqiptar që ka marrë fjalën në OKB, se cili është rreziku që Serbia paraqet edhe për Kosovën por edhe për pjesën tjetër të rajonit tonë”, tha ajo krah Albin Kurtit, edhe pse Rama, ishte i vetmi që ngriti në OKB, çështjen e Kosovës.

Më tej ajo shtoi se ata synojnë një bashkëpunim mes dy vendeve ndërsa tha se duhet ta ngrenë kritikën edhe atëherë kur ajo është e nevojshme.

“Dhe si shqiptarë që synojmë një bashkëpunim mes veti duhet ta ngremë kritikën edhe atëherë kur ajo është e nevojshme dhe kur mendojmë se Shqipëria mund të jetë më aktive, pa inate, pa ofendime dhe pa shprehje të papërshtatshme por gjithmonë ti bëjmë ashtu siç edhe ne jemi të hapur për kritikat tuaja, atëherë kur ne nuk iu qëndrojmë mjaft afër vëllezërve dhe motrave tona në luginën e Preshevës, atëherë kur nuk angazhohemi të flasim në skenën ndërkombëtare për problemet që kanë shqiptarët në Maqedoni apo në Malin e Zi, prandaj kjo është gjithmonë e ndërsjelltë.

Asnjëherë Shqipëria dhe Kosova nuk kanë pasur bashkëpunim më të dendur në të gjitha fushat e rëndësishme për jetën qytetare në të dyja anët e kufirit", theksoi ajo.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 30/09/2024 17:26

    Rama nuk ben viktimen o lope qe s'kuptuar njehere. Rama ju thote qe ju jeni fitimtaret e luftes me Serbine dhe silleni si viktima. Ky eshte nje dallim i madh qe ju s'keni si ta kuptoni se luftoni per vota te brendshme, nuk iu ha palla se keni humbur partneret nderkombetare.

    Përgjigju
  • Emigrante: 30/09/2024 15:39

    Asnjehere sju pelqen ajo qe thote Rama. Bukeshkale jeni ,po' Pak Ka fol ne cdo arene nderkombetare per ju. Dhimje te zgjebosura e bisht perpjete. Te flas ai miushi juaj qe se Ve vesht askush. I Ka prish marredheniet me te gjithe. Dinja per faleminderit Rames nese ju ulin ne ndonje tavoline

    Përgjigju
  • asolingo: 30/09/2024 13:28

    Oj Tushe se kupton dipllomacine e Rames,ske faj ti:Abetare fort te dua me ato germat e tua.Rama eshte shume para jush ua ka lene targen me kohe.

    Përgjigju
    • Qaf Prushi: 30/09/2024 15:36

      asolingo..mos shkruaj me shume se nuk e luan as topi. Respekt

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?



×

Lajmi i fundit

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%