Sulmi në Top Channel, Açka: Komisioni i medias dënon aktin! Gjeni terroristët dhe vërini para drejtësisë

Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka folur në cilësinë e kryetares së Komisionit të medias duke u solidarizuar me sulmin në Top Channel, nga ku humbi jetën roja e sigurisë. Açka u bëri thirrje institucioneve, ministrit Çuçi e kryeministrit ta marrin seriozisht këtë ngjarje të rëndë dhe terroristët të vihen para drejtësisë.

“Grupi parlamentar i PD shprehim shqetësimin për këtë sulm. Ky sulm duhet të kishte ngritur në këmbë shtetin shqiptar. Jemi dy ditë më pas dhe s’kemi asnjë informacion se ç’po ndodh me terroristët që vranë një qytetar të pafajshëm. Ne i bëjmë thirrje Ministrisë, Çuçit dhe autoriteteve të gjejnë sa më shpejt autorët.  I bëj thirrjes Ramës, ta marrë seriozisht këtë ngjarje të frikshme. U bëjmë thirrje edhe politikës të ndalin gjuhën e ashpër e agresive për të frymëzuar dhunën e krimin. Ne nuk do të rreshtim të kërkojmë nga shteti të dalin me rezultate”- tha Açka.

Kujtojmë se breshëritë e kallashnikovit janë regjistruar në mesnatë drejt godinës së Top Channel në Mëzes, afër shtëpisë së Big Brother. Të shtënat me armë i morën jetën rojës së godinës së televizionit, Pal Kola, 60 vjeç. Pas sulmit, është gjetur një mjet i djegur në Golem që kishte në brendësi dy kallashnikovë, dyshohet se aktin e kanë kryer të paktën 3 autorë të cilët janë në kërkim. Krerët e shtetit dhe politikës, gjithashtu edhe organizatat ndërkombëtare që operojnë si vende partnere në Shqipëri kanë shprehur ngushëllimet dhe kanë dënuar aktin.

Ende nuk dihet me çfarë motivi autorët qëlluan pa mëshirë me kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend punonjësin e sigurisë. Grupi hetimor është fokusuar në dy pista, një prej tyre mund të jetë një mesazh për pronarët e Top Channel, ndërsa një tjetër pistë është edhe një mesazh kundër produksionit të Big Brother. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tullla: 29/03/2023 02:56

    qeveria nuk do ti kapi terroristet o flutura,,,,se po te donte i kapte me nje postobllok ne lushnje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë