Fjorda Llukmani një vajzë shqiptare që qëndronte në një hotel vetëm 3 kilometra larg vendit ku ndodhi sulmi i sotëm në Turqi, në një rrëfim për shqiptarja.com ka thënë se në momentin kur ka ndodhur ngjarja perimetri i zonës është rrethuar nga qindra punonjës policie. Po ashtu edhe ato të ushtrisë, të cilët kanë marrë situatën nën kontroll, fillimisht duke i dhënë ndihmën e parë të plagosurve.
Vajza shqiptare thotë se ajo ka qenë në gjumë në momentin kur janë dëgjuar britmat e njerëzve dhe kur ka dalë për të parë atë çfarë po ndodhte poshtë dritares së saj, ka konstatuar se disa helikopterë dhe dhjetëra autoambulanca e automjete të policisë, kanë qenë të angazhuara për normalizimin e situatës së krijuar.

Ajo vijon se, turistët që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes ishin ata që u prekën dhe frikësuan akoma më shumë nga kjo ngjarje, të cilët ikën të frikësuar nga vendi i ngjarjes.
Studentja ka shtuar se sapo ngjarja ndodhi u bllokua për disa orë jeta normale në kryeqytetin e Turqisë, por pastaj çdo gjë u kthye në normalitet dhe aktualisht situata është e qetë.
Fillimisht, ajo thotë se ngjarja është lidhur me ndonjë sulm nga kurdët që jetojnë në Turqi, por pas daljes së Presidentit dhe Kryeministrit, të cilët kanë thënë se sulmi ishte nga terrorisatët e ISIS, gjithçka është sqaruar.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com