Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur së fundmi për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, e cila tha se dialogu me Serbinë do rishikohet.
“Janë bërë 12 vite në dialog dhe është koha për reflektim, sepse qasja e marrë parasysh gjatë këtyre viteve e ka inkurajuar Vuçiçin që të përdorë dhunë dhe të kryejë akte agresioni në raport me Kosovën. Nuk duhet të sillemi sikur nuk ka ekzistuar 24 shtatori, duhet të ketë mësuar nga mësimer. I gjithë procesi i dialogut tani të rimendohet në kuadër të asaj që ka ndodhur më 24 shtator”, tha Osmani.
Osmani këtë e ka konsideruar si dëm të madh për paqen dhe stabilitetin në rajon nëse Bashkimi Evropian nuk vendosë masa ndaj Serbisë.
“Ne duhet ta bëjmë dalimin mes sanksioneve dhe masave, ekziston mundësia e vendosje të masave ndaj serbisë. Komisioni I BE ka në kompetencë për masa politike dhe financiare, ne po propozojmë masa dhe një numër shtetesh kanë dhënë sinjale pozitive”, tha Osmani.
Presidentja e Kosovës gjatë daljes për mediat ka njoftuar se ka refuzuar dekretimin e kandidatit për kryeprokuror të shtetit, edhe pse ka marrë kërcënime të shumta.