Sulmi rus ndaj Ukrainës, Çoçoli në Report Tv: Do ketë pasoja ekonomike edhe në Ballkan! Shqipëria të mbushë rezervat e saj me ushqim

TIRANË- Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës do të sjellë goditje për ekonominë e Europës, por jo vetëm. Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha në Report Tv se ky sulm do të sjellë pasoja ekonomike edhe në Ballkan. Duke qenë se Serbia furnizohet me grurë nga Rusia dhe Ukraina, Çoçoli thotë se për shkak të këtij konflikti furnizimi do jetë i pamundur në ditët në vijim.

Sipas tij, kështu do të ndikohet edhe vendi ynë pasi Serbia është një pikë furnizimi me grurë për vendet e Ballkanit. Eksperti thotë se çmimi i grurit mund të rritet në 20% më shumë, prandaj Shqipëria duhet të marrë masat që të mbushë rezervat me ushqim.

“Ne grurin e marrim kryesisht nga Serbia. Nuk duhet të harrojmë që Serbia është prodhuese, njëkohësisht është edhe një lloj dispeçeri i produkteve kryesore, grurit edhe miellit rus. Nëpërmjet dispeçerit serb marrim edhe miell edhe grurë nga Rusia dhe Ukraina. Për shkak të këtij konflikti kjo do të jetë e pamundur në ditët e ardhshme. Ne duhet ta mendojmë mirë të kemi rezervat  e duhura strategjike sepse e para çmimi do jetë shumë më i ngritur, ka edhe shenjat e para në tregun e drithërave në botë. Do ketë synim vetë rritjeje, mund të shkojë në nivelet deri në 20% më shtrenjtë. Kjo duhet të na bëjmë të kuptojmë që të kemi rezervat e duhura nuk bëhet fjalë për bllokim të tregut të miellit apo grurit sepse mund të zëvendësohet gjithnjë me ofertë. Produkte qoftë të grurit të sjellë nga Kanadaja ose Argjentina, por kjo do të kërkojë pak kohë dhe çmimi mesatar do jetë dukshëm më i lartë”, tha Çoçoli në Report Tv.

Çoçoli tregoi se sapo ndodhi sulmi në Ukrainë tregjet reaguan menjëherë, ku çmimi i naftës u rrit me 10 dollarë më shumë. Sipas ekspertit, rritje do të pësojë edhe çmimi i energjisë elektrike dhe gazit.

“Brenda sekondës, sapo u mor lajmi  sot në mëngjes që Rusia ka sulmuar Ukrainën tregjet reaguan. I pari që u rrit menjëherë ishte çmimi karburantit. Çmimi naftës bruto që tregtohet normalisht në të gjitha tregjet botërore ishte 100 dollarë për fuqi, 8-10 dollarë më shumë sesa vetëm pak sekonda më para. Kjo ishte goditja e menjëhershme. Do kemi shtrenjtimi dhe rritje të tregjeve ndërkombëtare sa i përket çmimeve të energjisë elektrike, sidomos gazit të lëngshëm sepse një nga prodhuesit kryesor botëror të gazi të lëngshëm është Rusia. Madje edhe ajo që quhej si gazsjellësi i sëardhmes për Europën Perëndimore ‘Nord Stream 2’ që u bllokua, që është pjesë e sanksioneve. Do kemi një rritje të gazit të lëngshëm. Çmimi i energjisë elektrike, se Rusia është prodhues i rëndësishëm”, u shpreh Çoçoli.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 25/02/2022 12:24

    Ashtu eshte si thote gazetari por kush do i marre keto masa!! ketu shohin BB

    Përgjigju
  • Miri: 25/02/2022 08:10

    Duhen alternuar burimet e furnizimit me energji dhe te rritet konkurrenca ne treg. Me kete cmim nafte biznesi eshte i mbaruar.

    Përgjigju
  • Lui: 25/02/2022 00:57

    Ku jane keto rezervat e shtetit qe ti mbushim?! Ua ka dhene Saliu me Ramen biznesmeneve te medhenj qe te hane derrat. Nese plas nje lufte dhe perfshihet Shqiperia, ne morem fund. Nuk ka as rezerva ushqimore, nuk ka as armatim te kohes dhe mbi te gjitha nuk ka ushtare. I gjithe populli as nuk ia ka idene se si te rreshtohet ne ushtri. Shpresojme mos na afrohet lufte, se Po plasi ketu tek ne, atehere do i thurin lavde xhaxhit Enver qe na beri me bunkere e tunele deri nga ato antiatomike. Kur ishte lufta ne Kosove dhe forcat serbe u afruan deri ne kufi me Shqiperine, u pastruan te gjithe bunkeret e zones kufitare dhe Ja qe na hyjne e pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja