Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi Britaninë, ku nga një sulm me thikë mbetën të vrarë 3 persona. Mediat britanike raportojnë se autori i dyshuar i sulmit është person i njohur për MI5, autoritetet e sigurisë së Britanisë së Madhe. Khairi Saadallah, 25 vjeç, me origjinë nga Libia u arrestua në vendngjarje të shtunën në mbrëmje, ndërsa policia thotë se nuk ka version tjetër pse u krye masakra, përpos qëllimeve të terrorit.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se ishte i mërzitur nga sulmi, duke shtuar se do të shikojë mundësinë për të ndryshuar legjislacionin për elementët e terrorit. Ndërkaq, kreu i policisë kundër terrorizmit tha se Saadallah ka qenë element i njohur për qarqet e brendshme të sigurimit.

Autori i sulmit