Sulmohet me vezë zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti (VIDEO)

Sulmohet me vezë zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti (VIDEO)

Sot në orët e para të mëngjesit zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është sulmuar me vezë afër ndërtesës së qeverisë.

Arsyeja si duket është heqja e taksës, e cila është përfolur të ndodhë këto ditë. Hoti ka reaguar pas sulmit me vezë dhe ka thënë se ata që e kanë sulmuar tentojnë të mbajnë Kosovën të izoluar.

“Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë”, ka thënë Hoti.

“Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në. Sinjalet e qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar.Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmbën për interesa elektorale. Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hoti.

Për sulmin ndaj zëvendëskryeministrit ka reaguar edhe LDK-ja e cila në një postim në Facebook shkruan se “Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë”.

Ndër të tjera LDK shkruan se, “Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 23/02/2020 13:00

    Keshtu e paten filluar edhe kur mazhoranca e teshme ishte ne opozite,Mos ju shkoft medje e mos ju ndihmoft djalli"t'ia ngrisin fitilin" me gjuajte me gaz e me gure e deri ne bombole.Por, me bombola tash nuk mund ta gjuajne vetveten,sepse tash vet jane ne pozite.Deri te bombola ndoshta nuk vijne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm