ATHINE-Pas 9 vitesh në arrati, policia greke ka bërë të mundur arrestimin e një shqiptari. Demir Papa akuzohet se ka tentuar të vrasë avokatin Paulos Sarakis duke i hedhur acid në fytyrë.
Papa ka arritur t’i shpëtojë policisë greke pasi ka përdorur 15 emra. Demir Papa, Demir Grabova, Demir Papai, Demir Ekimi, Lalaj Prapaj, ose Noti, Arben, Orges, Orkes, Jorgo, Jani, Erion apo Mario janë emrat e tjerë të shqiptarit.
Sipas mediave greke Papa që nga dhjetori i vitit 2007 kur sulmoi me acid avokatin grek ka jetuar në Shqipëri.
Pas arrestimit të shqiptarit, avokati grek është shprehur për gazetën ‘Protothema’ se: “Është një rast që kërkon hetime të mëtejshme. Përveç autorëve ekzistues, unë besoj se ka edhe persona të tjerë që dhanë urdhrin për kontratën e vdekjes. Është detyrë e drejtësisë të hetojë plotësisht këtë çështje dhe të zbulojnë të gjitha palët e përfshira në këtë krim barbar kundër meje”. Paulos Sarakis u tentua të vritej në vitin 2007 në lagjen ‘Neos Kosmos’ të Athinës.
Ai mori plagë të rënda në fytyrë dhe iu nënshtrua një sërë operacioneve kirurgjikal.
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com