Sulmoi me gurë 4 punonjës të IKMT dhe një polic/ 'Arrest shtëpie' për 55-vjeçarin! Balliu: Qeveria po krijon përplasje (VIDEO)

TIRANE- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për 55-vjeçarin Shpëtim Selimi i i cili akuzohet se goditi me sende të forta 4 punonjës të IKMT-së dhe shefin e Specialistëve Policimit në Zonë Qani Lami.

Sipas policisë, paraditen e 7 nëntorit në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë, rreth orës 10:45 ky person persona në bashkëpunim me disa të tjerë ka goditur me gurë e sende të forta punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë, të cilët ishin duke bërë njoftimin e bizneseve që preken nga projekti i rrugës.

Jashtë dyerve të gjykatës, ish-deputeti i PD Klevis Balliu u shpreh se qeveria po përdor punonjësit për t'u konfliktuar me qytetarët. Ai tha se duhet zgjidhur rruga e dialogut me banorët e ndërsa hodhi akuza se qeveria po vazhdon vjedhjen me dhunë ndaj qytetarëve.

"Punonjësit e IKMT kanë thënë se nuk duan të përplasen me banorët por kanë urdhër për këtë gjë. Projekti për Unazën e Re është nën hetim. Qeveria vazhdon me vjedhjen dhe me dhunën ndaj qytetarëve. Nuk kanë pse të përplasen qytetarët me punonjësit. Unë nuk parashikoj se çfarë do të ndodhë. Por duhet të zgjidhet rruga e dialogut.

Pallatet e zonës së Astirit kanë qenë të palegalizuara por nuk ka pasur përplasje sepse PD ka zgjedhur rrugën e dialogut. Vendime të tilla është njësoj si t'i thuash ti do rrish aty ku të shembet shtëpia, të vdesësh brenda. Kjo po i ndodh çdo qytetari. Duhet t'i rikthehet pushteti sovranit që qeveria të mos shpërblejë banditë. Unë iu ftoj të vini tek Unaza. Unë i bëj thirrje çdo institucioni të mos vazhdojë me pallavra", u shpreh Balliu.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fahrri Pler Murtaja: 10/11/2019 20:26

    Ore si eshte e mundur që ky im bir del me saze në krye të protestes? Pse nuk vepron si unë në heshtje qe hengra, ha dhe do të vazhdoj të ha bukë në heshtje duke spiunuar?! Budalla eshte? Sikur nuk e kam pjellë unë!

    Përgjigju
  • drino: 10/11/2019 17:40

    Nuk e kuptoj drejtesine qe kemi, perse arrestohet dhe lihet i lire plera Balliu, Perse arrestohen dhe lihen te lire ata qe godasin policine.. Cfar mase qesharake eshte kur i le me arest shtepie dhe nuk i kontrollon njeri.

    Përgjigju
  • Geri: 10/11/2019 13:32

    Si ka mundesi qe arrest shtepie per ate qe sulmkn dhe godet punonjesin e shtetit? Te dhjef**a mu ne kod pensl qe ndryshuan dhe ne prokurori. Keshtu ju japin zemer zaptuesve te Astirit te godasin prape.

    Përgjigju
  • Timi: 10/11/2019 12:03

    Ketw balliun pse nuk e rrasin brenda ta kuptoje si eshte situata

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane