Aktivistët e lëvizjes opozitare Vetëvendosje, këtë mëngjes kanë sulmuar makinën e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, duke hedhur bojë në drejtim të saj, në momentet kur ai po shkonte në zyrën e tij në selinë e qeverisë së Kosovës.
Menjëherë pas sulmit policia e Kosovës në një deklaratë për mediat raporton rreth orës 17:00 ka arrestuar dy personat të cilët sulmuan veturën e Kryeministrit Mustafa.
Në njoftimin e policisë thuhet se “dy personave i janë gjetur në xhep disa sfera ngjyrë të lojës “Pain Ball”, ku dyshohet se janë përdorur kundër eskortës së kryeministrit“-përfundon njoftimi i policisë së Kosovës. Policia ende nuk ka bërë me dije emrat e dy personave të ndaluar.
Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe opozitarët e Vetëvendosjes të cilët me anë të një komunikate në rrjetin social në facebook njoftuan se dy persona kishin sulmuar eskortën e kryeministrit Mustafa.
"Duam të kujtojmë se Mustafa nuk mund të defunksionalizojë shtetin e Kosovës përmes krijimit të Asociacionit të komunave", thuhet në profilin në Facebook të lëvizjes.
Kjo është një nga aktivitetet simbolike të Vetëvendosjes, e cila ka paralajmëruar masa radikale për të kundërshtuar formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në fund të gushtit, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel nënshkruan, marrëveshje për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com