Sulmues i Realit të Madridit, Lucas Vazquez mësohet t’i ketë thënë së fundmi kapitenit Sergio Ramos, se ai do të largohet drejt Liverpulit gjatë verës. Skuadra e Jurgen Klopp po e kërkon me ngulm 26-vjeçarin sepse përflitet që ylli i të kuqve, Salah, mund të përfshihet në një merkato të shtrenjtë verore, e cila mund ta largojë nga Anfield. Nuk përjashtohet aspak e madje klubet kanë menduar edhe mundësinë e një shkëmbimi të lojtarëve mes në fund të sezonit. Reali i Madridit dhe Liverpuli do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev më 26 maj.
E përditshmja sportive spanjolle Don Balon, thotë se Vazquez ka folur me Ramos për të ardhmen e tij dhe i ka treguar që në fund të sezonit do të shkojë në Anfield. Raporti spanjoll vijon më tej dhe thotë se edhe portieri i Realit mund të jetë pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit, duke qenë se të kuqtë janë në kërkim të një portieri. Lucas Vazquez këtë sezon ka luajtur 50 ndeshje me me fanellën e bardhë duke shënuar 8 herë dhe duke dhënë 16 asist.