Sunny Hill Festival rikthehet sërish në Prishtinë, do të mbahet edhe në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht

Sunny Hill Festival do të mbahet edhe në Prishtinë dhe në Tiranë. Edicioni special i këtij viti është rikthyer sërish në Prishtinë ku do të mbahet në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, kurse në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht. 

Përmes një deklarate të përbashkët të Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Kulturës dhe organizatorëve të Sunny Hill Festival, është bërë e ditur se festivali po rikthehet në data që ishte planifikuar edhe më parë.

Emra të njohur të muzikës botërore dhe vendore do të performojnë në 3 netët e festivalit më të madh ndërkombëtar të muzikës në Kosovë, Suny Hill.

Prishtina dhe Tirana do të shijojnë festivalin që do të sjellë Duan Lipën, Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë. Po ashtu për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.

Ndonëse është vetëm edicioni i dytë i këtij festivali i cili organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, interesimi për të blerë biletat të cilat tashmë janë online ka pothuaj nga e gjithë bota.

‘Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë.

Institucionet qëndrore dhe lokale bashkarisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm.

Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë.

Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.

Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë.’- thuhet në deklaratën e përbashkët.

Për shkak të mosmarrëveshjeve me krerët e pushtetit qendror dhe lokal në Kosovë, festivali Sunny Hill, u zhvendos në Tiranë, por tashmë siç duket është gjetur zgjidhja ndërmjet tyre. Në dy edicionet e mëparshme Festivali është mbajtur në Parkun Gërmia në veri të Prishtinës

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:17
‘Sunny Hill Festival’ rikthehet në Prishtinë, reagon Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka reaguar rikthimit të ‘Sunny Hill Festival’ në Kosovë. Dua shkruan se festivali do të organizohet në shtëpinë e tij, ndërsa ka theksuar që më 27, 28 dhe 29 gusht do të jetë në Tiranë.

“E lumtur dhe me zemrën plot, jam krenare t’ju them se është vendosur që festivali ynë Synny Hill do të vazhdojë në shtëpinë bazë të tij në datat 4,5,6,7 gusht në Prishtinë, Kosovë dhe tani do të mbajmë edhe 26, 27,28 gusht në Tiranë të Shqipërisë. Mezi presim t’ju shohim të gjithëve atje! Më shumë emra do të zbulohet së shpejti… Me dashuri Dua”, ka shkruar Dua Lipa.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë