Supë krem me mish dhe perime pranverore
Përbërësit:
- 400–500 gr mish (me pak yndyrë)
- 1 qepë
- 2 karrota
- 1 kungulleshkë
- 1 patate
- 1 grusht bizele
- 2 lugë gjalpë
- 1 lugë miell
- 100 ml qumësht ose pak pana (opsionale)
- Kripë, piper i zi, nenexhik
- Kopër ose majdanoz
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim mishin e qengjit, shtojmë ujë dhe pak kripë. E lëmë të ziejë për 40 minuta derisa të zbutet mirë. Herë pas here heqim shkumën për një lëng më të pastër. Pasi mishi ka zier shtojmë qepën e grirë, karrotat, pataten, kungulleshkën dhe bizelet. I lëmë të ziejnë për 20 minuta. Teksturën e supës e bëjmë pak kremoze duke fruluar një pjesë të saj. Në fund në një tigan të vogël shkrijmë pak gjalpë dhe kaurdisim miellin. Shtojmë pak nga lëngu i supës dhe e hedhim në tenxhere për t'a lidhur bukur.
Komente











