Supë me kërpudha
Përbërësit:
- 2 lgj gjalpë
- 300 gr kërpudha
- 2 lgj miell
- 200 ml pana
- 1 lç piper i zi
- 1 lç kripë
- 1 lç koncentrat
- 3 thelpinj hudhër
- Majdanoz
Përgatitja:
Kaurdisim kërpudhat në gjalpë, shtojmë më pas pak miell, koncentratin edhe erëzat. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta duke shtuar dhe hudhrat e shtypura ose të prera në fetëza të vogla. Shtojmë ujë të ngrohtë dhe sapo supa të marrë valë shtojmë panën. Rregullojmë shijen me kripë, e lemë supën të lidhet dhe e servirim spërkatur me majdanoz të freskët.
Komento