Supë me mish të grirë, oriz dhe salcë domatesh
Përbërësit:
- 300 gr mish i grirë viçi
- 80 gr oriz
- 1 qepë mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj vaj ulliri
- 2 lgj salcë domatesh (ose 1 domate e madhe e grirë)
- 1.2 – 1.5 litër lëng mishi ose ujë i ngrohtë
- 1 lugë çaji paprika e ëmbël
- Kripë dhe piper i zi, sipas shijes
- Majdanoz i freskët për servirje
Përgatitja:
Në një tenxhere, ngrohni vajin e ullirit dhe kaurdisni qepën e grirë imët në zjarr mesatar derisa të zbutet. Shtoni hudhrën e shtypur dhe përziejeni për disa sekonda. Shtoni mishin e grirë dhe përziejeni duke e shpërbërë derisa të ndryshojë ngjyrë. Hidhni salcën e domates dhe paprikën; lëreni të ziejnë 2–3 minuta që të hapet shija. Më pas shtoni lëngun e ngrohtë (ose ujin), kripën dhe piperin. Lëreni supën të ziejë rreth 15 minuta. Shtoni orizin e larë dhe vazhdoni zierjen edhe 10–12 minuta të tjera, derisa orizi të jetë gati. Rregulloni shijen, hiqeni nga zjarri dhe shërbejeni të ngrohtë spërkatur me majdanoz të freskët.
Komente












