Supë me presh dhe patate

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 2 presh
  • 1 patate
  • 30 gr domate pelte
  • 1 litër ujë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1/2 bukë fshati
  • 20 gr gjalpë
  • Kripë, piper
  • Majdanoz i grirë

Përgatitja:

Qëroni qepën, lani preshin dhe i prisni në kubikë. Shkrini gjalpin në tenxhere. Shtoni kubikët e preshit, qepës dhe hudhrës së grirë. Lërini të zbuten. Shtoni domaten pelte. Përziejini, hidhni ujin, kripën, piperin. Qëroni patatet dhe i prisni në dysh për së gjati. Lëreni supën të gatuhet dhe ndërkohë prisni bukën në feta dhe vendoseni në furrë derisa të bëhet kruton. Shërbejeni supën menjëherë të ngrohtë në një tas, me bukën e thekur dhe majdanozin e grirë.