Përbërësit:
- 1 filxhan çaji trahana
- 1.200 ml ujë
- 50 ml vaj ulliri
- 2 qepë të thata
- 1 thelpi hudhër
- 200 gr domate
- Kripë, rigon i thatë
- Djathë i bardhë i thërrmuar
Përgatitja:
Në një tenxhere në zjarr të fortë, ngrohim vajin e ullirit. Shtojmë qepët e grira dhe i skuqim për 2–3 minuta, derisa të zbuten. Shtojmë hudhrën dhe trahanánë. Vazhdojmë t’i trazojmë për 1 minutë, derisa të përthithin vajin mirë. Hedhim domatet, ujin dhe pak kripë. Sa të nisë vlimi, ulim zjarrin dhe e lëmë të ziejë ngadalë për 10–15 minuta derisa supa të trashet sipas dëshirës. Në fund hedhim rigon sipër, e shërbejmë të ngrohtë me pak djathë të bardhë të thërrmuar.
Komente












