Berat Gjimshiti ka shënuar dy golat e parë sezonalë me Atalantën. Skuadra italiane luajti në Bergamo përballë Olympiacos, sfida e parë e raundit të 1/16-ve në Europa League.

Ekipi nga Pireu mbyllën pjesën e parë në avantazh, por zikaltrit e Gasperinit kanë përmbysur rezultatin me dy gola të njëpasnjëshëm të mbrojtësit të kombëtares shqiptare.

Gjimshiti gjeti golin e parë falë një realizimi të bukur me kokë në minutën e 61-të, ndërsa dy minuta më pas ndëshkoi përsëri grekët me një diagonale të saktë me të djathtën.