SHBA - Nën emocione dhe brohorima u zhvillua dje 'Super Bowl', finalja e kampionatit të futbollit amerikan mes Seahawks i qytetit të Siatëll dhe Broncos i qytetit të Denverit.

Kjo finale ndiqet nga miliona teleshikues në të gjithë botën. Fitues i finales së djeshme u shpall ekipi i Seahawks. Ndeshja gjatë gjithë mbrëmjes u dominua nga ky ekip dhe ishte një fitore totalisht e merituar.

Rezultati i ndeshjes habiti shumë gazetarë e analistë sportivë. Ndeshja përfundoi me rezultatin e thellë 43 me 8. Fitorja e djeshme ishte një surprizë edhe për analistët. Sipas tyre, ekipi i Siatëll kishte mbrojtjen më të fortë, kurse ekipi i Denverit shquhej për sulmin superior.

Por, ndeshja tregoi superioritetin e plotë të ekipit të Siatëllit. Tifozët që ndoqën dhe përjetuan live emocionet e kësaj ndeshje ishin të shumtë.

Ata nuk nguruan të shikonin eventin më të ndjekur të vitit, duke sfiduar edhe temperaturat e ulëta.


super bowl
Shikoni foto të tjera


(v.gj/shqiptarja.com)