KORÇË - Dy biznesmenë janë prangosur nga policia e Korçës pasi dyshohet se nëpërmjet një skeme mashtrimi, përfituan 1.5 milionë dollarë. Të prangosurit janë Foto Kapurani administrator në disa kompani betoni dhe shtetasi Dhimitër Metollari.
Sipas prokurorisë, Kaporani në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka krijuar disa subjekte në Qendrën kombëtare të Regjistrimit për të krijuar shitje fiktive ndermjet kompanive. Në analizë të veprimeve hetimore, në periudhën 2011-2014, kompanitë “KAPURANI VJARA”, “KAPURANI TRANS”, “BEÇI COMPANY” dhe “FOUR BETON”, nëpërmjet veprimeve fiktive, i janë shmangur detyrimeve tatimore në vlerë totale mbi 170 milionë lekë të reja (rreth 1.5 milionë dollarë).
Për këtë skemë është dhënë masa arrest në burg për ekonomistin Vangjush Çerepi 55 vjec dhe shpallur në kërkim dy përsona të tjerë, J.Z 23 dhe S.B 31 vjec.
Si e përfshirë në këtë skemë rezulton edhe një inpektore e drejtorisë tatimore në Korce, 54 vjecarja me inicialet D.D. Prokuroria ka vendosur sekuestro konservative, për 22 kamiona, të 4 subjekteve të mësipërm. Këto shoqëri, kanë shmangur pagesën e detyrimeve tatimore, pasi në bilance kanë mbartur gjëndje malli, ndërkohë që faktikisht nuk kanë gjëndje fizike.
Nëpërmjet mashtrimit me TVSH-në deri në këtë fazë të hetimit ,vlerësohet se kanë kryer nje qarkullim me vlerë rreth 6 milionë dollarë, duke shmangur detyrimet tatimore ,në fushën e tregtimit të çimentos.
Para një viti policia e Durrësit ka sekuestruar pranë Sukthit 5 kg kanabis dhe armë automatike në kamonin në pronësi të shtetasit Foto Kapurani. Policia në atë kohnë bëri të mundur arrestimin e dy punonjësve të kompanisë “Kapurani Trans”.

( Në foto biznesmeni i arrestuar Foto Kapurani )
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO