Ekskluzive/ Arrestohen Gaçaj dhe Duka Grupi kriminal i drogës do bënte atentat në Tiranë (FOTO)

Një grup i strukturuar kriminal në fushën e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Gjermanisë, është kapur nga policia shqiptare, në një super-aksion që ka çuar në ndalimin e 4 personave në Tiranë. Leonard Duka 33 vjeç dyshohet të jetë koka e këtij grupi, ndërsa bashkë me të u arrestuan Elvis Gaçaj 44 vjeç, Oltion Loga 38 vjeç dhe Dritan Agaj 38 vjeç.

Aksioni u mësua ekskluzivisht nga Report Tv, ndërsa ishte duke u zhvilluar, ndërsa më tej policia e Tiranës, përmes një njoftimi tha se u sekuestruan një mjet të blinduar, një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 46 fishekë luftarak, si dhe doza me lëndë narkotike kanabis. Një automjet i blinduar, BMW seria 7 është me targa të Rusisë, foton e të cilës Shqiptarja.com e siguron ekskluzivisht, u kap nga policia pranë shkollës "Partizani", nga skuadra operacionale, dhe i përket pikërisht të arrestuarit Elvis Gaçaj.

Aksioni i sotëm u krye për të parandaluar një vrasje e cila ishte planifikuar dhe do kryhej nga ky grup personash.

Makina blind me targa ruse e sekuestruar

Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën me qira pranë shkollës "Partizani" ku të arrestuarit jetojnë, disa prej tyre kanë tentuar të largojnë sendet e kundraligjshme duke hedhur pistoletën nga ballkoni i banesës

Pistoleta e hedhur nga ballkoni nga te arrestuarit

Policia thotë se aksioni nisi falë bashkëpunimit me qytetarët për të luftuar krimin, pas informacioneve se këta persona mbanin në banesë sende të kundraligjshme.

Urdhër-arrestet janë firmosur nga Prokuroria e Tiranës, ndërkohë që janë kryer një sërë kontrollesh në disa banesa në kryeqytet. Procedimi ka nisur nga sektori i Anti-drogës dhe më pas ka hyrë në lojë Prokuroria e Tiranës. Veprat penale në ngarkim të tyre janë “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve e municionit luftarak e kryer në bashkëpunim"

Elvis Gaçaj i forti me BMW seria 7 të blinduar me targa ruse, i shpetoi 3 atentateve...Pronar i parcelave te droges ne Shengjergj

Elvis Gaçaj, ne 2015 ka qenë objektiv i një atentati tek "Lulishte 1 Maji" në Tiranë, ku mbetën të vrarë gabimisht dy persona, ndërsa ai u plagos.  Ai akuzohet edhe për parcelat e hashashit në zonën e Shëngjergjit, si personi që i disponon dhe financon parcelat me lëndë narkotike.

Në atentatin tek Lulishte "1 Maji"  u vranë gabimisht Aurora Oskian dhe Kevin Rugova. Nga atentati shpëtoi shoqja e Aurorës, Eda Gjura. Për këtë atentat, në muajin tetor të vitit 2016, togat e zeza të kryeqytetit dënuan me burg përjetë Sael Sulajn dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 35 vite burg. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Vasiel Çavo u dënua me 30 vite burgim dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 20 vite burg. Sipas autorëve, shkaku i konfliktit mes tyre ishte sepse disa muaj para ngjarjes, i arrestuari në aksionin e sotëm, Elvi Gaçaj, u kishte propozuar që të punonin për të për të shpërndarë drogë, hashash, në zonën e Tiranës së Re dhe kompleksin sportiv “Dinamo”.

Dy të pandehurit nuk kanë pranuar, ndërsa Gaçaj i kishte dhunuar. Elvis Gaçaj u gjykua i veçuar nga dy të pandehurit të akuzuar si autorë të masakrës. Ai u dënua me 3.4 vite burg për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikeve”. Sipas gjykatës, ai është zotëruesi i një sasie prej 3.8 gr kokainë, e sekuestruar në banesën e viktimës Rugova pas ngjarjes. Origjina e lëndës narkotike u sqarua nga Kristjana I., e cila u gjet e mbyllur në banesën e Rugovës. Ajo shpjegoi para hetuesve se bashkëjetonte me Rugovën që prej gjashtë muajsh. Sipas saj, kokaina i ishte dhënë Kevinit nga Elvis Gaçaj.

Elvis Gaçaj u gjykua i veçuar nga dy të pandehurit të akuzuar si autorë të masakrës. Ai u dënua me 3.4 vite burg për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikeve”. Sipas gjykatës, ai është zotëruesi i një sasie prej 3.8 gr kokainë, e sekuestruar në banesën e një prej viktimave në atentatin e lulishtes '1 Maji'.

Elvis Gaçaj, 44 vjeç, brenda viteve 2013-2015 u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, ndërkohë që sulmet e mëparshme për ta eliminuar ishin kryer me eksploziv.

Ne atentatin e parë u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinë. Atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk shpërtheu.

Elvis Gaçaj ka kryer një vrasje në vitin 1992 dhe një plagosje në vitin 2008. Eshtë një personazh shumë i njohur në trafikun e drogës në kryeqytet.

Kreu i bandes dhe vellai i tij, te kerkuar per atentatin...qe u shkoi 'huq'

Ndërkohë, kreu i bandës, Leonard Duka 33 vjeç, së bashku me vëllain e tij, ishin shpallur në kërkim pas një atentati që i bënë një personi me inicialet E.D, më 20 mars të 2017-ës. E.D mori plumb në gjoks, por i shpëtoi vdekjes.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku: 10/04/2019 12:15

    C'ja fusin kot keta gazetare ... po BMW nuk eshte e Evit Evi ka nje audi A6 me porobagazh .. ai Audin e ka nderruar me BMW seia 5 qe ka pasur ka shtuar dhe 3.000 € ..ku ka byth cuni i shpetimit dhe i Bukuries te blej BMW re till .. Te gjith ne qe e njohim nga afer e dim se ç'far kan hequr prinderit e tij nga dhuna e tij , Shpetimi i ndjeri se nuk jeton me ka shkuar me mijera here neper dyer gjykate per te ..Bukuria qe mbas vdekjes se Shpetimit nuk i flet te biri Elvisit ose Evit shkurt sepse e keqtrajton kete dhe te motren e tij .. Evi kerkon ti nxjerr nga shpia te jemen e motren ky eshte Evi i forti i tr se re , ose i forti ibrenda familjes se vet

    Përgjigju
    • Tony: 29/09/2019 17:59

      Mos i fut hundet ku ste takon o taku

    • nuçe: 11/04/2019 00:33

      Taku pse nuk behesh gazetar te keqen,nuk paske asnje ndryshim me shkrimin qe bejne ata..Evi eshte ❤

    • Wwww: 10/04/2019 20:31

      Ke jetuar gje me evin dhe familjen e tij???mos u merrni me familjet e te tjereve aq me shume me te vdekurit pak respekt se mesa duket jeni pa pume qe merreni me punet e tjereve.Jo gjithmone gjerat jane sic thone te tjeret!!!!

  • Chicago: 09/04/2019 15:38

    Keto makinat kur hyne ne shqiperi regjistroh ? Eshte pytja ? Dhe sa kohe do qendyojn ne shqiperi tu behet pytja me cfare emri hyn dhe kur te dali te kontrollohen prape a e ben shteti kete po nuk ka faje shteti ketu se ketu neper Offis akama ka njerez qe paguhen nga partite jane pa ndergjegjesh ti jeton ne 1 family dhe nuk e kontrollon dote djali apo vajzen dhe shteti cfare te bej keta popull kemi nuk behen njerez

    Përgjigju
  • Roomi: 09/04/2019 11:59

    Kam pershtypjen qe e kam patriot kte tipin si room ngjan ne ftyr dhe lekure.

    Përgjigju
  • ####@: 09/04/2019 01:24

    Po ku dini ju se kush jane ,gazetaret ket pune kane ,marin lek me bo qimen tra.evi ste ben keq po se ngacmove cun lagje e kena.kto tjeret sdi po qe me qytetaret qe shikojn punen e tyre skan pun

    Përgjigju
    • goni: 09/04/2019 11:06

      po leje se ktu te bejn namin ... un kam 15 vjet qe e njof evin njeri mo respektushem ska .... tiran re kush e ka shok dhe e njef dhe komshit e verdall kan respekt per te se si ka bo njeriu keq ... pun shqiprie vlla

  • Hahaha: 09/04/2019 00:15

    Po ky tipi ne foto tek kepucari eshte qedhur apo tek rrobaqepsi , po ky duket qe eshte barbon fare..

    Përgjigju
    • soji: 09/04/2019 11:48

      Ke ben synet ke se tani po ja bej hahahahahahahah ata kalamojt qe kapte na veshi edhe ata sja mbajten ja

    • Hahaha: 09/04/2019 08:43

      Haahha, me te gjet evi , te ben synet .. hahaha

  • genti: 08/04/2019 22:02

    thiret ndryshe evi i shpetimit ka bere vrasje per nje shalqi ne 93. person me rrezikshmeri te madhe shoqerore, shok me eduart ymerin kartela. eshte personi qe terrorizon gjithe tiranen e re dhe ka kryer dhe vrasje te tjera me pagese

    Përgjigju
    • Xxxx: 08/04/2019 23:45

      E njihke mire

  • Loki: 08/04/2019 21:24

    Si i len Shteti me bredh keta Kriminela ne Xhiro as vet se di

    Përgjigju
    • Loran shehu: 08/04/2019 22:18

      Jo po te bredhin kushot e tu qe kan zbrit nga mali o loki ,rrac muti komentoni kot ne baz te thashethemeve medjatike

  • Si Evropa: 08/04/2019 21:04

    Policia duhet te mos lejoje qarkullimin e mjeteve me Targa te huaja, me shume se, 1musj nga hyrja ne Territories e Republic's, si dhe ti ndaloni sa here I sheh ne qarkullim

    Përgjigju
  • £€€€€€€€: 08/04/2019 19:26

    Makinen e kan bler 125 mij euro .. pare droge , i plasni brenda keta rrugec .. zagaret

    Përgjigju
  • Putini: 08/04/2019 18:44

    Po si ka mundesi qe i japin leje qarkullimi ktyre mjeteve ????

    Përgjigju
  • Targa ruse: 08/04/2019 18:02

    Jan shtuar shum makinat me targa ruse ne shqiperi . Te gjitha i kan trafikantet e grupet mafioze me targa ruse e te blinduara ne mes te tiranes . Ku policia qe i Shikon keto makina rrugve e nuk thot asnje gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!