‘Supergolat në Air Albania’, Muçi për Report TV: Tiranën e ndjek gjithmonë, derbin e fiton 2-1

Tifozët prisnin me padurim që të zbriste në fushë me fanellën e kombëtares dhe pritshmëritë u realizuan 100%. Ernest Muçi realizoi një supergol në fitoren 2-0 të kombëtares në miqësoren kundër Bullgarisë.

Për Report TV Muçi rrëfen ekskluzivisht emocionet që po përjeton si protagonist kuqezi.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për mua dhe për ekipin në funksion që të mbajmë vazhdimësinë për ndeshjen e nëntorit. Jam shumë i lumtur që arrita të shënoja dhe ishte një fitore e merituar.”- tha Muçi.

Sa herë shënon në ‘Air Albania’ janë super gola.

 “Është e vërtetë, por rëndësi ka që këtë herë shkoi në rrjetë dhe që fituam. E pranoj.”- tha Muçi.

Po shkëlqen në Poloni me Legian, duke e ndihmuar ekipin në shumë raste, por ka mundësi që gjatë sezonit të lëvizësh në ndonjë ekip më me emër në Europë?

“Te klubi po bëj mirë. Këtë sezon jemi në Conference League dhe në kampionat duhet të marrim më të mirë. Për momentin jam i fokusuar te Legia dhe duhet të bëj sa më mirë. Për momentin mendoj vetëm për këtë.”- u shpreh Muçi.

22-vjeçari është prodhim i akademisë së Tiranës dhe njëkohësisht tifoz i këtij klubi. Në intervistën për Report TV sulmuesi bëri një parashikim për derbin kundër Partizanit që luhet sot, ndërsa tregoi edhe lidhjen me klubin.

“Po e ka ndjekur dhe normal do ti ndjek edhe në derbi ku shpresoj të fitojë Tirana. Parashikimi? 2-1 për bardheblutë.”- tha Muçi.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë