Superiorja/ Kukësi ndërron trajner
ikën Lika vjen Ernest Gjoka

Superiorja/ Kukësi ndërron trajner<br />ikën Lika vjen Ernest Gjoka
Eshtë Ernest Gjoka trajneri i ri i Kukësit. Ndryshimi në kampin verilindor fillon që nga stoli. Menjëherë pas eleminimit në Europa League në raundin e dytë kualifikues nga Austria e Vjenës presidenti Safet Gjici nuk ka humbur kohë për të përcaktuar timonierin e ri me të cilin synon të nisë një epokë të re suksesi.

Pas përfundimit të aventurës Europiane vëmendja shkon menjëherë te sezoni i ardhshëm, i cili dio të jetë sërish me ambiciet maksimale. Presidenti Safet Gjici i cili kishte deklaruar se mund të konfirmonte Hasan Likën vetëm në rast të kalimit të turit me Austrinë e Vjenës ka vendosur që për kursin e ri ti besojë skuadrën trajnerit 46 -vjeçar. Për Ernest Gjokën, teknikun e fundit që ka çuar një trofe te Flamurtari, Kupën e Shqipërisë në sezonin 2013-2014  ku mundi në finale me vlonjatët pikërisht Kukësin, bëhet fjalë për një sfidë të re pasi për të parën herë pritet të ketë në dispozicion një skuadër kompetitive me të cilën mund të synojë objektiva madhorë. Ambiciet e Presidentit Gjici janë maksimale pasi numri një i Kukësit synon sërish të luftojë në të dyja frontet kampionat dhe Kupë për trofetë më të rëndësishëm në vend.
Gjoka: Japim gjithçka për të fituar titullin

Nis zyrtarisht aventura e Ernest Gjokës te Kukësi. 46-vjecari mesditën e kësaj të Premteje u prezantua në ambientet e klubit verlindor nga drejtori i përgjithshëm, Dritan Dervishi si trajneri i ri i Kukësit . Me fituesit e Kupës së Shqipërisë, Gjoka firmosi një kontratë 1-vjecare. Që në konferencën e parë trajneri e bëri të qartë se objektivi parësor i tij nën drejtimin e Kukësit do të jetë fitimi i titullit kampion gjatë sezonit të ardhshëm. Gjoka u shfaq shumë i lumtur për këtë detyrë të re teksa nënvizoi se do ta japë gjithcka për të fituar kampionatin me Kukësin. Edhe pse ka drejtuar një emër të madh të futbollit shqiptar si Flamurtari për momentin Kukësi qëndron më lart dhe Gjoka nuk nguroi ti cilësonte verilindorët si klubin më të rëndësishëm në karrierën e tij të deritanishme si trajner. Për të provuar fitimin e titullit kampion në Superiore, Gjoka theksoi se Kukësi ka nevojë për dy apo tre përforcime në merkato. 

Redaksia online
(s/m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)