Superkupa e Italisë, përmbysje spektakolare e Milanit, i rrëmben trofeun Interit 'në frymën e fundit'

Superkupa e Italisë, përmbysje spektakolare e Milanit, i rrëmben trofeun Interit 'në frymën e fundit'

Milan feston fitoren e Superkupës

Derbi në finalen e Superkupës së Italisë flet kuqezi.

Milan fiton trofeun prestigjioz, teksa mundi me përmbysje Interin 2-3 në Riad të Arabisë Saudite. Një ndeshje shumë e luftuar në fillim, me të dyja skuadrat që treguan dëshirë për të sulmuar.

Në minutën e 34-të, Asllani aktivizohet te zikaltërit, pas një dëmtimi të Calhanoglu. Në kohën shtesë, me një të majtë të bukur nga brenda zonë Lautaro Martinez dërgoi topin në rrjetë, duke mposhtur portierin Maignan.

Në fillimin e pjesës së dytë, Taremi dyfishoi shifrat për të besuarit e Inzaghit. Ekipi i Conceicao nuk u dorëzua dhe shkurtoi diferencat me Theo Hernandez, falë një ekzekutimi perfekt të një goditje dënimi.

Pulisic vendosi ekuilibrat në minutën e 80-të. Milani do siguronte fitoren mes Thrillerit, me një gol të Abraham në fund.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës