Forcimi i monedhës kombëtare ‘lekë’, përkundrejt valutave, po zhvlerëson muaj pas muaj fitimet e bizneseve eksportuese. Në qershor eksportet e mallrave thotë INSTAT, zbritën në 34.7 miliardë lekë, nga 38.1 miliardë lekë që ishin vjet.
Kurse në 6-mujor rënia është më e madhe, pasi nëse vjet bizneset vendase kanë shitur jashtë vendit mallra me vlerë 234.2 miliardë lekë, këtë vit vlera zbriti në 199.2 miliardë lekë. Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, kryesojnë grupet me rënien më të madhe me 5.4%, ndjekur nga energjia elektrike me 5.2% dhe materialet e ndërtimit me -2.2%.
Por përveç zhvlerësimit të valutave në raport me vitin e kaluar, ekspertët thonë se edhe ulja e çmimeve në krahasim me krizën e inflacionit ndikon në rënien e vlerës së eksporteve, pasi po shitet me çmim më të ulët se vitet e kaluara.
Ndërsa nga ana tjetër importet në qershor ishin në vlerën 77 mld lekë, duke u rritur me 2,1 %, krahasuar me vjet, por janë ulur me -3,3% në raport me muajin maj.
Edhe pse numri i turistëve në këtë 6-mujor është rritur me 34% krahasuar me vjet, çka duhet të sjellë shtim të konsumit, INSTAT thotë se importet në këtë periudhë janë rritur me vetëm 0.3% ose 1.5 miliardë lekë më shumë se vjet.
Nga janari në qershor vendi i ka shitur më pak mallra Italisë, Kosovës dhe Greqisë, dhe ka blerë më pak se vjet nga Italia, Kina dhe Maqedonia e Veriut.
EKSPORTET E MALLRAVE
JANAR-QERSHOR 2023 234,286 mln lekë
JANAR-QERSHOR 2024 199,269 mln lekë
RËNIA -35,017 mln lekë
IMPORTET E MALLRAVE
JANAR-QERSHOR 2023 438.714 mln lekë
JANAR-QERSHOR 2024 440.234 mln lekë
RRITJA +1,520 mln lekë
G.M./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2945
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT
23 Nëntor, 07:52
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor, 14:09
-
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
8 Nëntor, 16:53
-
Censi 2023/ Tirana ka 598,176 banorë, rritet ndjeshëm popullsia në bashkitë me minoritet grek
1 Nëntor, 10:18
-
Hotelet, 2 çadra për 1 dhomë! Leje plazhi vetëm bizneseve me NIPT e pa detyrime tatimore
24 Tetor, 17:33
-
ANALIZA e shifrave mbi nëndeklarimin/ Informaliteti në paga, një pjesë në dorë e tjetrën në bankë ‘krim ekonomik’ në kurriz të punonjësve
24 Tetor, 16:47
-
Sa të vjetra janë ndërtesat ku jetojnë shqiptarët? Dominojnë banesat e 1981-2000
20 Tetor, 07:45
-
Zhvlerësimi i valutave godet prodhimin vendas, në 9 muaj eksportet u ulën 47 mld lekë! ‘Made in Albania’ vlejnë më pak se vjet
18 Tetor, 21:06
-
Tregu i apartamenteve/ Të etur për prona, bum shitjesh të pasurive të paluajtshme! INSTAT: Në 6 muaj u shitën prona me vlerë 58 mld lekë
13 Tetor, 17:34
-
Shqiptarët shpenzojnë 40% të të ardhurave për ushqime, produktet e mishit ‘zbrazin’ portofolin! Kukësi e Dibra qarqet më të varfër
4 Tetor, 12:08
-
Ekonomia u rrit me 4.06% në tremujorin e dytë! Ndërtimi ‘mundi’ turizmin, ngecin shitjet e pasurive të paluajtshme
1 Tetor, 13:00
-
Shqipërinë e vizituan mbi 8.5 mln turistë në 8 muaj! Vetëm në gusht mbi 2.1 mln të huaj
25 Shtator, 17:10