Java e 33-të e Superligës shqiptare të futbollit u mbyll këtë mbrëmje me dy përballjet e fundit, duke konfirmuar rivalitetin në fundin e sezonit.
Në “Elbasan Arena”, AF Elbasani regjistroi një fitore shumë të rëndësishme 3-1 ndaj Vllaznisë, duke marrë kryesimin e renditjes. Verdheblutë ngjiten në kuotën e 62 pikëve, ndërsa shkodranët mbeten në vendin e dytë me 60 pikë.
Në Vlorë, Flamurtari triumfoi 3-1 kundër Dinamos falë tripletës së Erald Maksutit, duke mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës në javët e fundit të sezonit. Skuadra vlonjate vazhdon të mbetet në vendin e fundit me 32 pikë.
Java prodhoi emocione edhe në sfidat e tjera. Tirana fitoi derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me përmbysje 2-1, ndërsa rezultate pozitive siguruan edhe Bylisi dhe Vora. Ballshiotët mposhtën Teutën 2-0 në shtëpi, ndërsa Vora fitoi me të njëjtin rezultat në transfertë ndaj Egnatias.
Tre javë nga përfundimi i kampionatit të rregullt, gara mbetet plotësisht e hapur, si për kreun ashtu edhe për zonën e mbijetesës. Tirana, Bylis dhe Vora kanë nga 35 pikë, ndërsa Teuta ka 38 pikë, duke e bërë çdo ndeshje të mbetur vendimtare për fatet e sezonit.
Egnatia siguron zonën ‘Final 4’
Egnatia është skuadra e tretë që siguron matematikisht pjesëmarrjen në ‘Final Four’ pas AF Elbasanit dhe Vllaznisë. Pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Vorës, Egnatia ndodhet 9 pikë para Dinamos dhe Partizanit, duke ruajtur një avantazh të sigurt në renditje. Me tre ndeshje nga fundi dhe duke qenë se në raundin e fundit Partizani dhe Dinamo do të përballen mes tyre, Egnatia e ka siguruar matematikisht një vend në ‘Final Four’.
Superliga, raundi 33:
E shtunë, 25 prill 2026
KF Tirana 2-1 Partizani
E diel, 26 prill 2026
Bylis 2-0 Teuta
Egnatia 0-2 Vora
E hënë, 27 prill 2026 - 19:00
AF Elbasani 3-1 Vllaznia
Flamurtari 3-1 Dinamo
Renditja:

Komente











