'Superliga e Europës zhvillim dramatik për futbollin', Prodani: Klubet shqiptare do humbin, UEFA institucion skandalesh

Organizimi i Superligës europiane është një zhvillim dramatik për futbollin. Kështu mendon Eduart Prodani, ish-sekretar i përgjithshëm në federatën shqiptare të futbollit dhe gjithashtu një njohës i mirë i rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s.

“Është një zhvillim dramatik në futbollin europian dhe atë botëror. Duhet thënë që komercializimi i tepruar, pasi kjo superligë këtë qëllim ka, është i dëmshëm. Unë them se futbolli nuk ka për të qenë më kurrë ai që ka qenë deri më tani.”

Pavarësisht se ende nuk ka nisur aktivitetin, por vetëm është shpallur, Superliga europiane sipas Prodanit tashmë është një fakt i kryer.

“Në stadin ku ka arritur unë them se është në pikën ku gjërat nuk mund të kthehet më mbrapsht. Reputacioni, imazhi i këtyre klubeve nuk i lejon të kthehen më mbrapsht. Megjithatë unë them se edhe nëse nuk ndodh më tani do bëhet pas 1-2 ose dy vitesh.”

Për ekipet e vogla, siç janë edhe shqiptaret, organizimi i këtij kompeticioni është një zhvillim negativ sipas Prodanit.

“Unë besoj se çdo situatë, çdo skemë nuk mund të jetë më e favorshme për klubet e vegjël se sa ajo që bënte FIFA dhe UEFA.”

Ish-sekretari i federatës bën me faj edhe UEFA-n, e cila sipas tij nuk ka integritetin e duhur, prandaj edhe 12 klubet kanë ndërmarrë këtë hap.

“Uefa e sotme është shumë e ndryshme nga UEFA e dikurshme. Kemi një institucion ku skandalet që kanë plasur vitet e fundit dëshmojnë për një situatë autoritarizmi, jo transparence. Vetë ne shqiptarët kemi kujtime të hidhura nga UEFA. Mjaftojnë të kujtojmë vendimin që u dha për kombëtaren pas ndeshjes me Serbinë.”

VIDEO/Intervista e plotë

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri