Superliga shqiptare e futbollit mbylli të mërkurë raundin e 35-të, ndërsa të dielën në orën 16:00 dhjetë skuadrat do të zbresin në fushë për raundin e 36-të dhe të fundit të sezonit të rregullt.
Llogaritë në krye janë mbyllur, me AF Elbasanin, Vllazninë, Egnatian dhe Dinamon që e kanë siguruar një vend në 'Final 4', mini-turneun që do të zhvillohet për të mësuar skuadrën kampione të këtij sezoni. Pas javës së fundit, katër skuadrat e renditura të parat do të kenë një përgjysmim pikësh dhe do të ndeshen mes tyre në ndeshjet direkte me grumbullim pikësh.
Beteja më e ashpër në raundin e fundit do të jetë në fundin e renditjes, ku disa ekipe janë 'në vallen e mbijetesës'. Zyrtarisht vetëm Flamurtari është rrëzuar në Kategorinë e Parë, ndërsa ekipe si KF Tirana, Bylis, Vora dhe Teuta janë në garë për të shpëtuar sezonin.
KF Tirana e cila ka 41 pikë dhe tre fitore radhazi, mban vendin e gjashtë (me pikë të barabarta me Bylisin) dhe e mbyll sezonin në transfertë kundër kryesuesve të AF Elbasanit, një ndeshje delikate edhe për historikun e sjelljes mes ultrasve. Duke qenë se bardheblutë kanë tre ekipe poshtë tyre, rrëzimi direkt në Kategorinë e Parë është shmangur, por tanimë kërkohet qoftë edhe një pikë për të shmangur zonën play-out. Në varësi të ndeshjeve të tjera, KF Tirana mund ta shmangë vendin e tetë (play-off) edhe me humbje.
Ndeshja finale për mbijetesë do të jetë ajo mes Vorës dhe Bylisit. Këta të fundit mbajnë vendin e shtatë me 41 pikë, dy pikë më shumë se Vora që për momentin ndodhet në vendin e tetë. Fatet e mbijetesës të dyja skuadrat i kanë në këmbët e tyre.
Teuta e vendit të nëntë luan në shtëpi kundër Egnatias. Durrsakët do të kërkojnë fitoren për të shmangur telashet, por në varësi të ndeshjes Vora - Bylis, edhe një barazim do t'i dërgonte në play-out.
Këtë sezon mbijetesa në Superligën e futbollit do të vendoset me 'fotofinish', duke shpresuar që klubet të luajnë pastër dhe pa tolerime e llogari, të bëra jo në fushën e lojës.
Superliga, raundi 36-të (i fundit):
E diel, 10 maj 2026 - 16:00
AF Elbasani - KF Tirana
Teuta - Egnatia
Vllaznia - Flamurtari
Vora - Bylis
Renditja:
Komente








