Superliga shqiptare e futbollit është në javën finale dhe katër skuadrat që marrin pjesë në 'Final 4' po përgatisin ndeshjet e fundit. Dy takimet e fundit do të luhen më 31 maj në orën 19:00. Dueli Egnatia - Dinamo do të zhvillohet në 'Elbasan Arena', ndërsa ndeshja mes Vllaznisë dhe AF Elbasanit do të luhet në 'Air Albania' të Tiranës.
Pas dy ndeshjeve të para në 'Final 4', Egnatia dhe AF Elbasani kanë nga 34 pikë, por rrogozhinasit janë në krye për shkak të golaverazhit (+5). Egnatia e trajnerit Nevil Dede i ka të gjitha në dorë e vet, pasi një fitore kundër Dinamos do ta shpallte kampion për herën e tretë radhazi në Superligë.
Ndërkohë, AF Elbasani i Ivan Gvozdenovic duhet të fitojë ndeshjen kundër Vllaznisë dhe të shpresojë që Dinamo do të ndal në barazim Egnatian.
Shanset më të mëdha në letër për të marrë titullin kampion i ka Egnatia, pasi një fitore do i dërgonte te lavdia. Egnatia ka edhe një mundësi për trofeun, nëse barazon kundër Dinamos dhe AF Elbasani barazon apo humbet ndaj Vllaznisë.
Shkodranët e Edi Martinit janë me shanset më të ulëta për të marrë trofeun, pasi duhet të fitojnë kundër AF Elbasanit dhe të shpresojnë që Dinamo të mposhtë Egnatian.
Skenarët e trofeut:
Egnatia shpallet kampione nëse:
-fiton ndaj Dinamos
-barazon ndaj Dinamos dhe AF Elbasani barazon apo humbet kundër Vllaznisë
AF Elbasani shpallet kampion nëse:
-fiton ndaj Vllaznisë dhe Egnatia nuk fiton kundër Dinamos
-barazon me Vllazninë dhe Egnatia mundet nga Dinamo
Vllaznia shpallet kampione nëse:
-fiton kundër AF Elbasanit dhe Dinamo mund Egnatian
Renditja:

Komente










